Reforma, punonjësit e fasoneve
kontribute e paga gratis nga shteti
Punonjësit e rinj të industrisë fasone nuk do të paguajnë kontribut shëndetësor apo për efekt pensionesh për një vit, ndërkohë që do të trajtohen njësoj si të tjerët nga shteti.
TIRANE- Punonjësit e rinj të industrisë fasone nuk do të paguajnë kontribut shëndetësor apo për efekt pensionesh për një vit, ndërkohë që do të trajtohen njësoj si të tjerët nga shteti. Kjo ishte një nga masat e prezantuara dje nga qeveria në takim me industrinë e material-porositësit, ku është thënë edhe se për punonjësit e rinj do të paguajë shteti pagën e 4 muajve
Kryeministri Edi Rama, ministrat Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj kanë bërë prezantimin e një pakete masash në ndihmë të kësaj industrie. Ata kanë theksuar se, pas vendimeve të para, që mundësojnë dhënien e objekteve shtetërore me qera për një shifër simbolike prej 1 euro, si dhe për rimbursimin e TVSH-së për eksportuesit brenda 30 ditëve, tani një serë masash të tjera do të nxitin rritjen e kësaj industrie. Kjo bëhet me qëllim arritjen e një shifre prej 900 milionë eurosh në vit në eksportin e fasoneve, duke kapur një rritje 80 për qind të eksportit shqiptar në total. Kjo do të sillte 5-6 për qind rritje të prodhimit të brendshëm bruto, thanë qeveritarët.
Synimi është që me këto masa të nxitet shtimi i 16 mijë vendeve të reja të punës brenda një viti, që do të shkonin në 60 mijë të tilla vitin e dytë dhe 100 mijë në fund të vitit të tretë të zbatimit të kësaj pakete incentivash.
Paketa për mbështetjen e fasonëve është paketa e parë e këtij lloji për industrinë e përpunimit aktiv në Shqipëri.
Sipas kryeministrit, veçoria e saj më e madhe është se kjo është paketa e parë e mbështetjes për një sektor, e cila është zhvilluar në bazë të kërkesave të vetë sektorit dhe jo diktateve të qeverisë apo të një ministrie. “Pikërisht, hapi i parë i zhvillimit të paketës ka qenë mbledhja e opinioneve nga vetë grupet e interesit. Ndërsa Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka drejtuar një grup të gjerë ministrish dhe institucionesh shtetërore në përgatitjen e masave dhe përgjigjeve të mundshme ligjore e procedurale për propozimet e paraqitura”, tha Rama.
Shkrimi u publikua sot (22.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(
d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.2%
-
Jo
62%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2660
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Iu vra vëllai nga gruaja e tij, motra e 34-vjeçarit shqiptar: Ajo tradhtoi dashurinë dhe besimin e tij! Familja ime u shkatërrua
29 Nëntor, 20:15
-
Dështimi i Kombëtares në Ligën e Kombeve, Baze për Report Tv: Armand Duka s’mori përgjegjësi, po ia faturon Sylvinhos
29 Nëntor, 19:48
-
Vdekja e çiftit shqiptar në SHBA, policia: Gruaja vrau burrin më pas qëlloi veten! Fqinjët: Dëgjuam të bërtitura
29 Nëntor, 19:45
-
Kompleksi i 29 Nëntorit është më i madh tek e majta
29 Nëntor, 19:14
-
Lirimi i Berishës nga 'arresti shtëpiak', Dhuli për Report Tv: E liroi Trump dhe rezoluta e PPE! Inida Gjata: AKSH jo bashkëpunim me partitë e tjera, të bllokosh rrugët se do Saliu, çmenduri
29 Nëntor, 19:00
-
Dje ishim të çliruar, sot jemi të pabesueshëm!
29 Nëntor, 18:58
-
Alibeaj tregon bisedën ‘sekrete’ me Berishën: Ia thash në sy që nuk e sjell dot PD në pushtet, iku nga zyra dhe erdhi e ‘pushtoi’
29 Nëntor, 18:55
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor, 18:47
-
VIDEO/ Armando Broja luan 70 minuta me Everton, futet në fushë dhe bën protagonistin
29 Nëntor, 18:19
-
Pak para përfundimit të mandatit, Borrell jep paralajmërimin për luftën në Ukrainë: Jemi në garë me kohën
29 Nëntor, 18:01
-
Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën
29 Nëntor, 17:50
-
Lirimi i Berishës nga arresti shtëpiak, Dash Sula për Report Tv: Pati impakt edhe fitorja e Trump! Pa të, PD do ishte varrosur
29 Nëntor, 17:37