TIRANE - Harta e ndarjes administrative mund të ndryshojë. Pavarësisht se është miratuar në seancën plenare të datës 31 korrik, fuqizimi i sa duhet të kaloi në disa procedura të tjera të cilat mund të çojnë në ndryshimin e hartës. Konkretisht drafti i ka shkuar për dekretimin presidentit Bujar Nishani. Sipas të gjitha gjasave, ai nuk do ta miratojë këtë ligj duke pasur parasysh se vetë kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kërkuar atij që të mos e dekretojë. Por kësisoj këtu lind mundësia që të bëhet një kompromis ndërmjet palëve për të ulur tensionet e mëtejshme politike në vend.