Reforma, Rama-Meta, 90 minuta
takim për 6 ligjet dhe përgjimet

Reforma, Rama-Meta, 90 minuta<br />takim për 6 ligjet dhe përgjimet
Dy protagonistët e koalicionit qeverisës, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, një ditë para seancës plenare, kanë zhvilluar një takim në ''Vilën 30'', në kryeqytet.

Edhe pse nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar për mediat, takimi mes Ramës dhe Metës duket se është fokusuar nga dy çështje kryesore, të cilat pritet të dominojnë seancën e sotme plenare. Takimi që ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta ka ardhur një ditë para seancës plenare, ku priten të votohen 6 ligjet prioritare për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Votimi i 6 ligjeve ishte parashikuar të kryhej që më datë 29 shtator, por procesi u shty pasi LSI kërkoi të njihej me faturën financiare të Reformës.

Shuma e bërë publike nga ana e qeverisë, për LSI-në, është e mjaftueshme për të nisur punën në sistemin e drejtësisë. Por, votimi i ligjeve prodhoi edhe një konsensus të pjesshëm mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Demokratike ka njoftuar se do të votojë ligjin e SPAK, pra nismën për ngritjen e institucioneve që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri. Por, opozita nuk do të votojë pesë ligjet e tjera, të cilat do t’i ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithsesi, me sa duket, Rama dhe Meta kanë koordinuar qëndrimet për seancën e sotme, ku mazhoranca do të votojë edhe e vetme ligjet e parashikuara.

Komisioni për përgjimet
Përpos 6 ligjeve, seanca e sotme plenare, pritet të dominohet nga një tjetër çështje e nxehtë, nga pretendimet e opozitës për përgjime të paligjshme nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Në rendin e ditës është projektvendim “Për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes përgjuese” IMSI Cather”, dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme. Me anë të kësaj kërkese, opozita synon të rikthejë edhe një herë historinë e përgjimeve, për të cilën organi i akuzës ka hapur një proces hetimi.

Ngritja e këtij komisioni të posaçëm hetimor, kërkuar nga deputetë demokratë, do të bëjë kontrollin e përdorimit të kësaj pajisje përgjuese, komisioni do të përbëhet nga 11 deputetë, me kryetar nga PD-ja dhe do ta ushtrojë veprimtarinë e tij për 6 muaj. Çështja e komisionit hetimor mund të ketë qenë pjesë takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta. Sipas të gjitha gjasave, mazhoranca do të votojë ngritjen e komisionit hetimor, por palët mund të përplasen në objektin e hetimit.
 
6 ligjet
Votimi i 6 ligjeve ishte parashikuar të kryhej që më datë 29 shtator, por procesi u shty pasi LSI kërkoi të njihej me faturën financiare të Reformës. Shuma e bërë publike nga ana e qeverisë, për LSI-në, tashmë shtë e mjaftueshme.
 
Votimi
Partia Demokratike ka njoftuar se do të votojë ligjin e SPAK, pra nismën për ngritjen e institucioneve që do të luftojnë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri. Por, opozita nuk do të votojë pesë ligjet e tjera.
takimi rama meta
takimi rama meta


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit