Lidhur me këtë çështje, të zgjedhurit vendor të PD-së kanë nisur mbledhjen e firmave për të zhvilluar referendume lokale të cilat kanë gjetur mbështetjen edhe të kryetarit të grupit parlamentar të PD-së. Edi Paloka, kryetari grupit parlamentar u shpreh dje se beteja kundër hartës së miratuar do të intensifikohet, përmes koordinimit të zyrës qendrore me ato të vendorëve.
“Absolutisht çdo komunitet ka të drejtë të zhvillojë referendum lokal. Çdo iniciativë që do të ndërmerret nga komunitetet do të mbështetet absolutisht nga Partia Demokratike, dhe ne ndërkohë do marrim vendimet tona qofshin ato politike apo ligjore lidhur me këtë çështje.” tha Paloka. Kreu i grupit u shpreh se harta me 61 bashki, është aty për interesat zgjedhore të Ramës dhe Metës.
“Janë bërë disa shfaqje mediatike të Ministrit apo të Kryeministrit, u fol edhe për një sondazh që kjo është gjëja më absurde domëthënë ta paraqesësh si konsultim me qytetarët një sondazh që nuk dihet as kush e ka bërë dhe as si e ka bërë.” theksoi Paloka. I pari vendor i PD-së që nisi punën për mbledhjen e firmave është Salvador Kaçaj, kreu i komunës së Shëngjinit.
Shkrimi u publikua në "Shqiptarja.com" (Print) më 16.08.2014
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
