Reforma territoriale,Çuçi:PD e
kundërshton për arsye politike

Reforma territoriale,Çuçi:PD e<br />kundërshton për arsye politike
POGRADEC- Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore në një takim në Pogradec ka thënë se reforma Administrativo Territoriale ka qenë në program të Partisë Demokratike kur ishte në pozitë, ndërsa sot e djathta e kundërshton për arsye politike.
 
Sipas Çuçit , kryerja reformës është urgjente dhe opozita duhet të marrë pjesë në të.
 
“Sot nga 308 komuna që ka Shqipëria as gjysma e tyre nuk gjenerojnë të ardhura. Shqipëria ka nevojë emergjente për këtë reformë. Opozita e sotshme që dje ishte mazhorancë e ka pasur në program këtë reformë por e kundërshton për arsye politike”, ka thënë ministri në vijim të takimeve me vendorët për prezntimin e reformës.
 
 Ai është shprehur se kjo është kryereformë që “do ndryshojë cilësinë e qeverisjes vendore, ndarja aktuale nuk u përgjigjet kërkesave qytetarëve.”

“Qeveri është e  gatshme për të çuar deri në fund reformën teritorriale. Është e domosdoshme për rritjen e cilësisë së shërbimeve të qytetarëve”, ka thënë Bledi Çuçi, ministër i Shtetit për Çështjet Vendore.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin