Reforma territoriale, Çuçi:Ata që
duhet të flisnin, folën, e thanë “po”

Reforma territoriale, Çuçi:Ata që<br />duhet të flisnin, folën, e thanë “po”
KORÇË - Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e njësisë lokale në Korçë, për ndarjen e re administrative. Ministri Çuçi pohoi se pas takimit në Pogradec është ndaluar në qytetin e Korçës, jo pa qëllim pasi qytetarët korçarë janë ata të cilët e kanë mbështetur gjerësisht ndarjen e re territoriale.
 
Teksa shprehet për miratimin e ndarjes së re nga gjykata kushtetuese e cila hodhi poshtë çdo pretendim të opozitës për procesin e ndarjes, ministri Çuçi shton më tej se pas kësaj opozita duhet të gjejë rrugën për të kontribuar në reformën territoriale në mënyrë që në Shqipëri të ketë një pushtet vendor efikas. Por edhe nëse kjo nuk ndodh Çuçi thotë se tashmë PO-ja është thënë nga personat që duhet ta thonin.
 
"Pavarësisht nëse pakica i bashkohet ose jo rrugëtimit tonë, Unë ju them ju sot se të gjithë ata që duhet të flisnin, folën, dhe thanë një “PO” të forte për Reformën! Kjo na motivon 100% dhe ne si Qeveri na shtyn përpara më energjikisht se sa kur e filluam këtë proces një vit më parë."- tha ministru Çuçi në Korçë. Fjala e ministrit Bledi Çuçi në Korçë për Reformën Territoriale

Më herët ministri i shtetit për çështjet vendore zhvilloi një takim në qytetin liqenor për ndarjen e re territoriale ndërsa më pas është ndalur në Korçë me përfaqësuesit lokale.
Fjala e ministrit Bledi Çuçi në Pogradec për Reformën Territoriale
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër

Stafi i Harris: Rezultatet e shteteve kryesore do të shpallen nesër