Reforma territoriale, Fino:
Duhet ndërhyrje në Kushtetutë

Reforma territoriale, Fino:<br />Duhet ndërhyrje në Kushtetutë
TIRANE- Bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale Bashkim Fino ka deklaruar se duhet ndërhyrje në Kushtetutë për të realizimin e saj. Gjatë prezantimit të rezultateve të studimit “Reforma territoriale nëpërmjet konsultimit të qytetarëve”, pasditen e sotme, Fino shprehu gatishmërinë për konsensus ndërsa theksoi se nuk ka justifikim për mospjesëmarrjen e opozitës.

Deputeti socialist tha me tej se në shtator është mire që në Kuvend të shkojë edhe reforma territoriale edhe paketa për ligjin organik të pushtetit vendor.

"Puna është, do ta prekim Kushtetutën apo nuk do ta prekim Kushtetutën. Kjo është çështja e parë, çështje e cila kërkon një zgjidhje. Do e bëjmë reformën për së mbari në themel në qoftë se duhet ta bëjmë. Po në qoftë se duhet ta bëjmë duhet të themi: Po do të bëjmë reformë territoriale-administrative duke prekur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila ka një nen të caktuar që thotë që ka 2 nivele në nivelin vendor: Nivelin e parë, Komunë-Bashki dhe nivelin e dytë qark.
Në qoftë se do të kemi dy nivele dhe në qoftë se mendojmë që ti japim kompetenca qarkut, absolutisht, personalisht e kam këtë mendim por besoj se ndaj mendim me të gjithë ju të tjerët këtu që kryetari i qarkut duhet të zgjidhet nga populli. Unë jam partizan i mendimit që reformën që duhet ta bëjmë ta themi me gojën plot dhe hapur që duam të bëjmë reformën territoriale duke prekur Kushtetutën vetëm për pushtetin vendor dhe duke bërë një reformë vërtetë që të jetë gjithëpërfshirëse dhe të jenë të gjithë të kënaqur. Reforma nuk bëhet me një parti politike. Reforma bëhet nga gjithë spektri politik. Edhe nga minoritetet. Unë jam i mendimit që edhe në muajin shtator ishalla ndodh kaq shpejt të vejë paketë pikërisht kjo gjë, edhe ndarja territoriale e Shqipërisë, por edhe paketat edhe ligji organik i pushtetit vendor", tha Fino.
 
Komisioni për Reformën Territoriale deri tani ka zhvilluar vetëm mbledhjen e konstituimit pasi opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë në punimet e saj, pasi sipas PD-së qeveria ka shkelmuar konsensusin disa herë. Reforma territoriale synon të përgjysmojë komunat e vendit duke e bërë punën e tyre më efikase.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!