Reforma territoriale-Komisioni shqyrton sot vlerësimet për variantin final

TIRANË, 15 Korrik/ATSH/.- Komisioni i posaçëm për reformën administrativo-territoriale mblidhet mesditën e sotme për të shqyrtuar përgjigjet zyrtare të autoriteteve vendore sipas qarqeve, lidhur me variantin e propozuar për ndarjen e re administrative në Republikën e Shqipërisë.
Më 22 maj, komisioni, i cili është bojkotuar nga opozita, miratoi variantin 39/47, mes pesë varianteve të sjella nga qeveria, si më të përshtatshmin për hartën e re administrative të vendit. Prej gati dy muajsh, ky variant i është prezantuar strukturave të pushtetit vendor për një proces konsultimi dhe marrje mendimi. Më pas, ky variant do të kthehet në një projektligj, që do t'i propozohet parlamentit për miratim brenda këtij sesioni parlamentar (31 korrik).
Komisioni i posaçëm, që nisi nga puna më 25 prill 2014 u bojkotua nga opozita e djathtë. Megjithatë, ndryshimi i hartës administrative të vendit vlerësohet mëse i nevojshëm nga të dyja palët .Pakësimi i numrit të njësive vendore synon të përmirësojë shërbimet ndaj komunitetit, të lehtësojë proceset zgjedhore dhe të ulë koston financiare që duhet për mbajtjen e një numri mjaft të madh strukturash lokale (aktualisht rreth 373).
Reforma territoriale është mbështetur nga ndërkombëtarët, SHBA, qeveria suedeze, zvicerane, OSBE, BE, etj.
/a.s/./a.g/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)