Reforma territoriale, komunarët
e PD ulen në tryezë me qeverinë
Kryekomunarët të Partisë Demokratike dalin kundër Lulzim Bashës duke marrë pjesë në tryezën e qeverisë për reformën territoriale. Grupet më të fundit të punës për këtë reformë janë ngritur në qytetin e Kukësit dhe të Beratit.
TIRANE- Kryekomunarët të Partisë Demokratike dalin kundër Lulzim Bashës duke marrë pjesë në tryezën e qeverisë për reformën territoriale. Grupet më të fundit të punës për këtë reformë janë ngritur në qytetin e Kukësit dhe të Beratit.
Në mbledhjen e organizuar sot në Berat, është konstatuar prania e disa prej përfaqësuesve të njësive vendore ku në krye janë zgjedhur kandidat nga radhët e Partisë Demokratike.
Konkretisht kryetari i Komunës së Bogovës dhe të Samaticës morën pjesë në tryezën e organizuar nga qeveria për ngritjen e grupeve të punës për t’u konsultuar mbi reformën administrative-territoriale.
Kryetari i Komunës së Bogovës, Fadil Kapllani ka theksuar se prania e tij në grupin e punës për hartimin e kësaj reforme ishte në shërbim të qytetarëve që e kanë zgjedhur dhe jo si një person politik, duke shtuar se nëse baza e partisë do t’i kërkonte tërheqjen nga kjo tryezë, ai do ta bënte. “Kam marrë pjesë si kryetar komune, jo si përfaqësues politik i PD-së në mbledhjen për reformën territoriale.
Nëse më kërkohet nga opozita që të tërhiqem, do të marr vendimin që të tërhiqem.”-tha Kapllani.
Kësisoj, ky qëndrim i të zgjedhurve vendorë të Partisë Demokratike del disi kundër vendimit që ka marrë kryetari i tyre, pavarësisht se ata kanë deklaruar se nëse do t’ia kërkoj baza e partisë, ata do të tërhiqen.
Ndërkaq, Komisioni i Posaçëm për reformën nuk ka nisur punën për shkak të refuzimit të opozitës për tu bërë pjesë e tij.
Redaksia online (sg/ak/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
41.3%
-
I keq
22%
-
As i mirë as i keq
36.7%
Vota total: 109
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'
26 Dhjetor, 08:42
-
Mero Baze: Lajmi i rremë që tregon aleancën mes Berishës dhe Kurtit në prag të zgjedhjeve
26 Dhjetor, 08:41
-
Pesë pyetje për 2025-ën
26 Dhjetor, 08:23
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj
26 Dhjetor, 08:10
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijuan probleme në rrugët Qafë-Thore-Theth, hapen të gjitha akset problematike (VIDEO)
26 Dhjetor, 08:05
-
Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:53
-
Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot
26 Dhjetor, 07:50
-
Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor
26 Dhjetor, 07:43
-
Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)
26 Dhjetor, 07:36
-
Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan
26 Dhjetor, 07:25
-
Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja
25 Dhjetor, 22:46