Reforma territoriale, Meta: Ka një
afat, opozita i ka të gjitha kushtet
Kreu i LSI-së dhe i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se, opozitës i janë ofruar të gjitha kushtet për të qenë të barabartë për reformën territoriale, por ama ka një afat të caktuar për përfundimin e saj. Deklarata u bë nga selia e LSI-së, në një konference për median.
TIRANË - Kreu i LSI-së dhe i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se, opozitës i janë ofruar të gjitha kushtet për të qenë të barabartë për reformën territoriale, por ama ka një afat të caktuar për përfundimin e saj. Deklarata e Metës është bërë ditën e sotme nga selia e LSI-së, gjatë një konference për median.
“Sa i përket reformës territoriale, nuk është mazhoranca ajo që vendos ultimatum, përkundrazi kemi treguar vullnet për bashkëpunim, duke i ofruar mundësi të barabartë, si në numër anëtarësh në komision, nga 8 anëtarë ne dhe 8 anëtarë opozita, dhe gjithashtu edhe nga një bashkëkryetar mes dy palëve”, deklaroi kreu i LSI-së dhe Kuvendit, gjatë konferencës.
Sipas tij, “koha po ikën dhe ka disa afate, dhe ne do të dëshirojmë të kishte një reflektim nga ana e Partisë Demokratike”. Për Metën, “rezulton absurd refuzimi mjaft tolerant për konsensus, i kësaj reforme të rëndësishme për vendin dhe të kërkuar dhe sugjeruar nga ndërkombëtarët”.
“Megjithatë në fund është një e drejtë e PD që të bëjë zgjedhjen e saj, ndërsa vullneti ynë është bashkëpunimi dhe gjetja e konsensusit për reformën territoriale duke i ofruar opozitës të gjitha kushtet”, theksoi gjatë fjalës së tij, kreu i LSI-së, Ilir Meta.
Duke vazhduar më tej, i pyetur në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se zotëron votat e nevojshme për miratimin e reformës territoriale, Ilir Meta tha se ky është tregues i tolerancës
“Mendoj se deklarata e Ramës nuk mbetet tregues i arrogancës së kësaj mazhorance por i tolerancës sepse asnjë mazhorancë nuk ka patur votat për miratimin e kësaj reforme. Dhe ne edhe pse i kemi votat e nevojshme për miratim të reformës, prej afro 3 muajsh po presim opozitën për të vetmin qëllim, realizimin e standarteve evropiane”, përfundoi deklaratën e tij, kreu i LSI-së dhe Kuvendit, i pyetur nga media në lidhje me zhvillimet e fundit për bërjen dhe miratimin e reformës territoriale.
Redaksia online
(ac/ec/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51