Duke marrë shkas nga kjo dhjetra banorë të kësaj zone, gazetarë dhe intelektualë janë tubuar në Rubik për të kundërshtuar njëzëri ndarjen territoriale, teksa nismës iu bashkangjitën si asnjëherë përfaqësues të majtës e të djathtës në këtë kraninë.
Ata kërkojnë bashkangjitjen me rrethin e Mirditës të zonave të mbetura jashtë dhe krijimin e tre njësive vendore nga një që është parashikuar aktualisht.
Prioriet për kreun e bashkisë Rubik përfaqësues i së majtës, Gjok Vuka, është bashkimi i territoreve etnike, teksa në të njëtën linjë ishte ish-kundërshtarti i tij në zgjedhjet e fundit, Mark Ruci.
Mirditasit u shprehën se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do ngrihen në protesta dhe do nisë mbledhja e firmave për referendum.
Redaksia Online
(Gre.M/f.i/Shqiptarja.com)