Reforma Territoriale, OJF: Jo më
këshilla komunarë, 40 njësi vendore
Organizatat jo Fitimprurëse kërkuan dje që këshillat komunarët të shkrihen dhe të mos ekzistojnë më. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Reformën Territoriale u kërkua shkrirja e këshillave të komunave, 40 njësi vendore.
TIRANE- Organizatat jo Fitimprurëse kërkuan dje që këshillat komunarët të shkrihen dhe të mos ekzistojnë më. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Reformën Territoriale ishin në seancë dëgjimore Kryetari i Qendrës për Informimin Publik, Gerti Shella theksoi se pjesa më e madhe e këshillave vendorë janë ata komunal dhe janë shkaktarët kryesorë e mosfunksionimit të njësive vendore. Në fjalën e tij përpara deputetëve të Komisionit për reformën Territoriale theksoi se këto këshilla komunarë duhet të shkrihen dhe të mos ekzistojnë duke listuar dy arsye kryesore.
E para sipas tij ishte fakti se anëtarët e këtyre këshillave përbehen nga njerëz që nuk kanë arsim të lartë. Konkretisht ai theksoi se vetëm 20% e anëtarëve të këshillave komunal kanë arsim të lartë ndërsa pjesa tjetër jo. Si argument të dytë ai theksoi se një këshill komuna miraton rreth 3 mijë vendime në vit, dhe këto çojnë në një mbingarkesë të funksionit të njësisë vendore. Kjo pasi çdo vendim i këshillit komuna kërkon që të dekretohet nga prefekti i qarkut, dhe duke analizuar faktin se vetëm në një vit një komunë dërgon rreth 3 mijë vendime tek prefekti, gjë që çon në një inflacion vendimesh.
Kërkesat ekonomikeKrahas OJF-ve që merren me transparencën e vendimmarrjeve, në dëgjesën e djeshme ishte i pranishëm edhe Gjergj Buxhuku, kryetari i Konfindustrias. Në fjalë ne tij përpara deputetëve ai theksoi se vendi duhet të rikthehet nën administrimin e rretheve pasi sipas tij, kjo është edhe njësia vendore që ka sjellë më shumë rezultat në qeverisjen e pushtetit vendorë. Krahas kësaj, ai theksoi se numri total i njësive vendore nuk duhet të shkoi më shumë se 40, pra një numër shumë herë më i vogël se sa numri aktual i njësive vendore. Kësisoj sipas tij, ky numër i vogël i njësive vendore do të çoi në mirë administrimin e parave si edhe do të kenë mundësi që të thithin më shumë fonde nga donacionet ndërkombëtare.
MinoritetetPërfaqësuesit e Organizatave jo Fitimprurëse dhanë dje këshilla për funksionin e minoriteteve. Sipas tyre, një zonë minoritare duhet të janë në mbulesën e rrethit si edhe të kenë të deleguarin e tyre në komunën përkatëse i cili nuk do të jetë i zgjedhur me votë nga banorët minoritar por nga kreu i prefekturës si edhe ky person të jetë pjesë e asaj zone minoritare.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1484
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51