Reforma territoriale, OSBE: Deri
tani procesi është profesional
Ambasadori i OSBE-së Florian Rauning vlerëson punën e deritanishme nga ministria për Pushtetin Vendor për reformën e re territoriale. Duke folur pas një takimi informues të kërkuar nga ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, Ambasadori tha se duhet të ketë një ndarje mes diskutimit politik dhe atij teknik. (Foto: Majtas, Bledi Çuçi; djathtas Florian Rauning)
TIRANE- Ambasadori i
OSBE-së Florian Rauning vlerëson punën e deritanishme nga ministria për Pushtetin Vendor për reformën e re territoriale.
Ministri për Çështjet vendore Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim të zgjeruar me gjithë ambasadorët e Bashkimit Europian, të OSBE-së dhe të Shteteve të Bashkuara, duke i informuar për ecurinë e reformës territoriale. Në përfundim të këtij takimi, që u mbajt me dyer të mbyllura, ambasadori i OSBE-së Florian Raunig dhe ministri Çuçi, folën edhe për mediat .
Kreu i prezencës së OSBE-së Raunig , ritheksoi se në këtë proçes duhet gjithëpërfshirje, por nënvizoi se puna e derimëtanishme, është profesionale.
“Ministri na informoi për procesin e reformës territoriale. Është një reformë mbarë kombëtare dhe duhet të jetë një proces shumëpërfshirës dhe të gjithë aktorët duhet të përfshihen në këtë proces. Procesi është profesional siç është planifikuar. Kemi të bëjmë me dy rryma, Implementimi teknik i reformës, dhe kuadri politik ku duhet të kemi një marrëveshje."- tha Raunig.
Në emër të qeverisë ministri Çuçi, shprehu angazhim maksimal për ta cuar deri në fund këtë reformë , duke ofruar edhe konsensusin për opozitën .
“Të gjithë ramë dakord që është një nga reformat që duhet sa më shpejt dhe garantova dhe vazhdojmë të mbetemi se opozita duhet t'i bashkohet kësaj reforme, aq më tepër që ajo nuk ka kundërshtime për reformën por kundërshtimet janë tërësisht politike. Nëse opozita zgjedh të izolohet dhe të bojkotojë proçesin politik është zgjedhja e saj. Fakti është që komisioni është në pritje dhe mund të fillojë punën.”- tha Çuçi
Megjithëse është ngritur një komision i posaçëm për këtë çështje, ku opozita ka edhe të drejtën e vetos, deputetët demokratë kanë vendosur disa kushte politike, duke vështirësuar arritjen e konsensusit mes palëve.
Redaksia online(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
32.8%
Vota total: 1658
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15