Partia Demokratike ka përsëritur thirrjen për konsensus parlamentar për reformën administrative- territoriale. Në një deklaratë të selisë blu theksohet se qevera “po lëshon diversione për qëllime të pastra politike dhe elektorale”.
Sipas PD-së interesi i saj i parë në lidhje me reformën e pushtetit vendor, është rritja e cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve, transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve dhe përfaqësimi demokratik i tyre.
“ Në vend të përgjigjes ndaj ftesës për bashkëpunim me opozitën dhe të zgjedhurit vendore në këtë reformë për interesat e qytetarëve, qeveria lëshon diversione për qëllime të pastra politike dhe elektorale. Hartat dhe skemat manipuluese janë për fat të keq domen i qeverisë”, thekoshet në deklaratën e PD-së.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

(g.f/shqiptarja.com)