Në emër të partisë, kreu i çamëve Shpëtim Idrizi falënderoi qeverinë dhe në veçanti kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Meta që çështjen çame e kanë në programin e tyre duke dëshmuar në këtë mënyrë se PDIU-ja tanimë është bashkuar me mazhorancën e majtë.
“Do të doja që edhe Partia Demokratike të ishte sot në këtë seancë parlamentare për çështjen çame. Unë dua të falënderoj qeverinë aktuale që tanimë ka në programin e saj çështjen çame, dhe jo më si program elektoral. Dua të falënderoj zotin Rama dhe zotin Meta. Kemi heshtur nga ky parlament pasi është kthyer në arën e akuzave politike dhe kemi parë me dhimbje se kauza jonë është anashkaluar”,-tha kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi duke dhënë sinjale konkrete se ata tani më kanë kaluar në bashkëpunim me mazhorancën e majtë duke braktisur PD-në.