Qytetarët e Memaliajt dolën sot në protestë kundër propozimit për shkrirjen e Bashkisë së Memaliajt në kuadër të reformës së re territoriale. Banorë të shumtë u mblodhën duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara.
Protestuesit mbanin pankarta dhe thirrën slogane, ndërsa theksuan se bashkimi me një bashki tjetër do të sillte vështirësi në marrjen e shërbimeve publike, do të rriste distancat për qytetarët dhe do të dobësonte përfaqësimin e komunitetit në vendimmarrje.
Sipas tyre, Memaliaj duhet të ruajë statusin e bashkisë, duke argumentuar se zona ka nevoja dhe karakteristika të veçanta që kërkojnë administrim të pavarur.
Në protestë morën pjesë qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët kërkuan që institucionet përgjegjëse të rishqyrtojnë draftin e reformës territoriale dhe të marrin në konsideratë zërin e komunitetit lokal .
I pranishem Ka qene dhe deputeti Tritan Shehu .
Reforma e re territoriale, e cila është ende në fazë diskutimi, ka ngjallur debate edhe në zona të tjera të vendit, ku komunitetet lokale kanë shprehur shqetësime për ndikimin që ndryshimet administrative mund të kenë në zhvillimin dhe funksionimin e njësive vendore.
Lajmi kryesor:
Propozimi i PS për Reformën Territoriale kundërshtohet me protesta në Dimal, Prrenjas, Klos, Memaliaj dhe Divjakë! Banorët nuk duan shkrirjen e bashkive të tyre









