Një nga shtyllat kryesore të aksionit të opozitës është ndryshimi i Reformës Territoriale dhe kryeministri Edi Rama është shprehur se është i gatshëm që të ulet në tryezë me PD-së për të diskutuar. Ai tha se është i gatshëm që sot, për ta bërë një gjë të tillë, duke konfirmuar gatishmërinë e tij për një "bashkëpunim", me opozitën për Reformat kryesore të vendit.
"Ne themi se duhet të kemi më pak bashki, ata më shumë. Megjithatë jemi të gatshëm që të ulemi me opozitën për reformën teritoriale që tani", tha Rama.
Megjithatë, ai tha se është i gatshëm për bashkëpunim me opozitën, për të ndërtuar një klime të re politike në vend.
“Opozita është e mirëseardhur, dhe unë jam i gatshëm që të ndërtojmë një klimë të re politike. Të përpiqemi të gjithë së bashku e që mos t‘i përcjellim shqiptarëve atë energji negative, si rezultat i një politike që është 90% luftë personale dhe 10% debat për çështjet. Pushtetin lokal nuk e kemi marrë 100%, por na e kanë lënë në dorë. Pse duhet të bëjmë ne një gjë të tillë për zgjedhjet lokale, jo për t’u bërë njësh, ose për të thënë ‘ok’. Po cilat gjera mund të jemi bashkë, që kanë interes kombëtar. Nëse PD do të thoshte; Ne jemi gati që në anglisht mos ta shajmë më Shqipërinë, do më jepte motivimin që së bashku me të tjerët do i jepnim një ofertë solemnisht.”, pohoi Rama.
Pyetjes nëse do të ishte i gatshëm për një qeveri të përbashkët me PD-në, Rama tha një përgjigje pa përgjigje.
“Ça qeverie e përbashkët? Me kë? Nuk i shkoj këtyre pyetjeve tek e tek. Unë jam i gatshëm që të pres çdo preket politik për të ardhmen e vendit. Ne e kemi bërë kur kemi qenë në opozitë. I kemi bërë disa alternativa. Unë jam i gatshëm dhe i hapur. Edhe në reformën terroritoriale, opinionet i kemi të kundërta, s’kemi pse mos të ulemi dhe të diskutojmë. Ne nuk do të bëjmë një ligj të ri zgjedhor. S’kemi ligj të ri zgjedhor për të bërë. Nuk kontestohen zgjedhjet për shkak të ligjit. Opozita, PD ka humbur zgjedhjet dhe janë të pestat zgjedhje radhazi që humbin. Arsyet se pse humbin 5 dhe do të humbin dhe 2 të tjerat, është se nuk e kanë gjetur mësimin se pse humbën të parat. Duke pretenduar se do të kesh rezultat tjetër, kjo nuk ndodh. Duhet të ndërrosh sistem. Rregullat e lojës i bëjnë të gjitha palët, janë bërë nga të gjitha. Nëse s’do të ishin bërë, do të kishim pasur reagim nga ata që shpesh herë nga ata që reagojnë.”.
Lajmi kryesor: