Sipas banorëve zgjidhja e çështjes së pronave duhet të marri zgjidhje përfundimtare, ata kërkojnë që të bëhet zbatimi i plotë i ligjit 7501 në mënyrë që çdo pronar të pajiset me certifikatën e pronësisë. Protestat e Orikumit kanë nisur pesë vite më parë kur në sipërfaqen e dhënë në përdorim u kërkua dhënia e lejeve për ndërtim. Por se ish punonjësit e NB, dolën në protestë për të siguruar certifikatën e pronësisë. Ndërkohë që vetë pronarët e vjetër kanë pretenduar zotërimin e sipërfaqes duke paraqitur dhe dokumentet.
Rreth 400 familjet që dikur kanë punuar për Ndërmarrjen Bujqësore “Rinia” kanë përfituar në bazë të ligjit 7501 sipërfaqe toke. Por, edhe pse kryetari i asaj kohe në bashkinë e Orikumit u ka dhënë të drejtë, duket se asgjë nuk është bërë për zgjidhjen. Krerë të bashkisë kanë pohuar se në Orikum ka shumë toka që janë me 2 apo 3 pronarë. Madje në lidhje me pronat që ishin me mbivendosje apo dhe me shumë pronarë në konflikt me njëri tjetrin u miratuan ndryshime në ligj ku ishte hipoteka ajo që do të verifikonte se cili nga pronarët do të kishin të drejtë. Por duket se këtë herë familjet që kanë tokat në përdorim kanë kërkuar më shumë garanci për sipërfaqen e tyre.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)