Reforma, Vëzhguesit vendorë:
“Të votohet me laps elektronik”

Reforma, Vëzhguesit vendorë:<br />“Të votohet me laps elektronik”
TIRANË – Vëzhguesit vendorë në një letër të hapur drejtuar komisonit kuvendor për reformën zgjedhore propozojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri.
Shoqata për Kulturë Demokratike, shoqata KRIIK Albania dhe Shoqata për Gratë dhe Fëmijët kërkojnë ndryshimin e sistemit në sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.Sipas tyre, me sistemin aktual nuk respektohet parimi i paritetit të votës.
“Sistemi aktual zgjedhor dhe sidomos formulat e D’Hondt e Sainte-Lague deformojnë vullnetin dhe leximin e votës së qytetarëve, duke forcuar padrejtësisht partitë më të mëdha brenda koalicioneve, dhe mos marrë parasysh një numër votash të konsiderueshme të partive më të vogla”, thonë vëzhugesit vendorë.
Gjithashtu, tre shoqatat mes 14 pikave propozojnë identifikimi i zgjedhësve nëpërmjet makinave lexuese të çipit elektronik që ndodhet në kartat e identitetit apo në pasaportat biometrike. Ata pohojnë se kjo teknologji mundëson votimin e emigrantëve si dhe të qytetarëve që kanë të ndryshëm vendin e banimit nga vendi ku ka të rregjistruar gjendjen civile.
Në vazhdën e diskutimeve për futjen e teknologjive të reja, Koalicioni propozon futjen e teknologjisë së lapsit elektronik me të cilin mund të bëhet i mundur dhënia e rezultatit paraprak menjëherë pas mbylljes së qendrës së votimit. Ky proces votimi bazohet në teknologjinë e zhvilluar nga një kompani Suedeze Anoto Group, e cila ka bërë një kombinim të një stilolapsi të zakonshëm me një kamera dixhitale.
Sistemi bën të mundur që në momentin e votimit nga qytetari, stilolapsi në saj të pixel-ave në fletën e votimit, të cilat janë letra speciale dixhitale, arrin të lexojë dhe memorizojë se për kë subjekt është kjo votë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik

Fredi Beleri kërkoi pezullim të dekretit të Begajt për zgjedhjet, çështja kalon në seancë gjyqësore më 30 korrik