Reforma, Wollfarth: Kërkesat
e “të vegjëlve” legjitime

Reforma, Wollfarth: Kërkesat<br />e “të vegjëlve” legjitime
TIRANË – Ambasadori i OSBE, Eugen Wollfarth ka mbështetur kërkesat e partive të vogla lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Pas një aktiviteti në Ministrinë e jashtme, kreu i OSBE-së ka deklaruar se kërkesat e tyre janë legjitime.
“ Një sistem i qëndrueshëm zgjedhor është me shumë rëndësi për vendin. Unë mendoj se kërkesat e partive të vogla janë legjitime, e si të tilla duhen respektuar. Por, gjithësesi vendimi mbetet në dorë të klasës politike”,tha kreu i OSBE-së.

PARTITE E VOGLA: DUAM PROPORCIONAL KOMBËTAR
Partitë e vogla kërkojnë ndryshimin e sistemit elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Të pakënaqur nga proporcionali rajonal, që sipas tyre në 2009-ën favorizoi vetëm dy subjektet e mëdha PS e PD, forcat e tjera politike kanë dalë me një qëndrim të përbashkët. Pas një marrëveshjeje në muajin nëntor, 10 kryetarët e partive të vogla propozuan aplikimin e sistemit proporcional kombëtar dhe heqjen e pragut. Edhe me herët, gjatë prezantimit të propozimeve nga çdo subjekt politik, krerët e 10 partive te vogla kanë shprehur qëndrime të përbashkëta për sistemin e ri zgjedhor.
Duke këmbëngulur për lista te hapura, këto parti prezantuan një sërë kërkesash si financim në baze të votave, përfaqësim në administrimin e zgjedhjeve, kohe më të madhe televizive, numërim elektronik dhe mundësi votimi për emigrantet. Dy forcat me te mëdha politike PD e PS kane shprehur gatishmërinë e tyre për ndryshimin e kodit zgjedhor.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë