Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se PD mbështet listat plotësisht të hapura në nivel kombëtar. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Berisha shprehet se preferon modelin e Kosovës, që u lejon zgjedhësve të shprehin preferencën për kandidatët, dhe propozoi një prag zgjedhor prej 2% ose 3%.
“Siguroj çdo zgjedhës të këtij vendi, çdo qytetar e qytetare të këtij vendi, por edhe drejtuesit e anëtarët e forcave politike, se Partia Demokratike është totalisht për lista plotësisht të hapura në nivel kombëtar. Personalisht preferoj listat e hapura të Kosovës, të cilat, ndër të tjera, u japin qytetarëve mundësinë të shprehin preferencat e tyre. Ndaj, edhe në këtë çështje, qëndrimi ynë është i palëkundur. Lista kombëtare plotësisht të hapura, me një prag të arsyeshëm prej 2% ose 3%, sipas ujdisë që do të arrihet", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
30 nëntori afati i fundit për ‘Zgjedhoren’/ PS-opozitës: Nëse nuk vini, e miratojmë vetëm! PD: S’kemi bojkotuar, të zbatohen kërkesat e ndërkombëtarëve






