Reforma Zgjedhore, Celibashi: Adresoni vendimet e Kushtetueses për votimin e emigrantëve dhe herësin

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po raporton online në Komisionin e Reformës Zgjedhore propozimet e KQZ për disa ndryshime Kodin Zgjedhor.

Celibashi e fokusoi fjalën e tij në dy problematika që në fakt janë ngritur disa herë nga KQZ, që kanë të bëjnë me dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese që urdhëron votimin e emigrantëve dhe rishikimin e kufirit prej 10 mijë votash për mandatin. Celibashi theksoi se këto dy vendime duhet të reflektohen në ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

“KQZ është një institucion që tashmë kë një konfigurim të ndryshëm nga ajo ca ne jemi mësuar ta shohim më parë. Sikurse kam bërë me dije edhe në letrën dërguar kryetarëve të partive politike, nevojë për të diskutuar dhe adresuar dy vendimet e GJK që kanë të bëjnë i pari me votimin e emigrantëve dhe I dyti me shfuqizimin e dispozitës së kodit zgjedhor që ka të bëjë me kufirin prej 10 mijë votash për mandatin. Unë kam konsideruar nevojën për ta sjellë në vëmendjen tuaj. Pa i hyrë detajeve, po paraqes një listë të aspekteve të ndryshimeve në kod që duhet të adresohen”, tha Celibashi.

Po ashtu Celibashi tha se duhet shikuar edhe mundësia për votimin e rreth 30 mijë personave që e kanë të pamundur të paraqiten në Qendrat e Votimit.

“Kemi sjellë në vëmendjen tuaj çështjen e sigurimit të së drejtës së votës për një kategori që nuk shikojnë dot në QV, do vazhdojmë ti lëmë pa votuar apo të krijojmë një mundësi që ata të votojnë, duke siguruar fshehtësinë e votës. Mendoj se është një çështje që duhet të adresohet, janë rreth 30 mijë votues shqiptarë që nuk e kanë të mundur të paraqiten në QV. Po të vazhdojmë që të kemi këtë situatë apo do e ndryshojmë? “, tha Celibashi.


Lajmi kryesor:

Reforma Zgjedhore online, Celibashi: Adresoni vendimet e Kushtetueses për votimin e emigrantëve dhe herësin! Depolitizim të pjesshëm të komisionerëve


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion