Reforma Zgjedhore, Çuçi: Jemi gati të depolitizojmë komisionet zgjedhore plotësisht

TIRANE-Bashkëkryetari socialist për Reformën Zgjedhore Bledi Çuçi në një prononcim për Report Tv deklaroi se Partia Socialiste është gati për depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

Partia Socialiste është gati që të depolitizojë komisionet zgjedhore plotësisht. Ne jemi gati që brenda vjeshtës të përfundojmë amendamentet e Kodit Zgjedhor.

Bledi Çuçi

E ndërsa sistemi zgjedhor pritet që të mos ndryshojë, dy pikat që kanë sjellë më shumë debat mes shumicës dhe opozitës janë votimi elektronik dhe ai i emigrantëve. Çuçi shprehet se jemi gati që ta pilotojmë në disa bashki në zgjedhjet e 2019 votimin e elektronik.

Votimin elektronik jemi gati ta pilotojmë në disa bashki në 2019. Përsa i përket votimit të emigrantëve, vetëm për zgjedhjet parlamentare. Deri tani nuk ka sfond politik për ndryshim sistemin zgjedhor. 30% gra, PS gati të ndryshojë Kodin Zgjedhor për garantimin

Bledi Çuçi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?