Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri në '5 Pyetjet nga Babaramo': PD kërkon ndryshim sistemi, nëse duan lista të hapura heqim koalicionet

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, njëherazi deputeti i Ps, Damian Gjiknuri ka qenë i ftuar në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' ku ka folur rreth ecurisë së Reformës Zgjedhore.

Gjiknuri ka deklaruar se në ditët në vijim do të paraqesin në Komision pjesën e dytë të propozimeve për çështjen e Administratës Zgjedhore. Sipas Gjiknurit qëllimi kryesor është që administrata zgjedhore të mos i takojë asnjë pale as, opozitës dhe as mazhorancës. Kjo administratës sipas Gjiknurit mund të jenë edhe zyrtarë që punojnë në sektorë të tjerë. Ka dy elementë të këtyre i që nuk zëvendësohen dhe nuk zgjidhen nga asnjë parti.

"Nesër kemi një punë mbledhje të radhës, ku kemi të ftuar shoqërinë civile për pjesën e parë. Më pas këtë javë kemi pjesën e dytë, për pjesën e administratën zgjedhore. Do të adresojmë të gjitha pikat e OSBE ODHIR. Nga opozita që është pjesë e Kuvendit kemi rënë dakord. Do të kemi jo më të zgjedhur nga partitë. Komisionerët nuk do të propozohen më nga partitë. Ka ardhur momenti që partitë të heqin dorë nga skenat e përhershme të ndërhyrjes së proceseve zgjedhore." ka thënë Gjinkuri.

"Kemi menduar një ndërhyrje tjetër, që 6 muaj para zgjedhjeve qeveria bëhet memece. Administrimi do të jetë i depolitizura. Administratë zgjedhore të mos i përkas asnjërit që nga KQZ e deri në nivelin e tretë." ka shtuar më pas Gjiknuri.

Nër të tjera Gjiknuri ka deklaruar se PD po e shikon si mundësi propozimin për ndryshimin e sistemit me Lista të Hapura, por sipas tij nëse kjo miratohet atëherë do të shkrihen edhe koalicionit. Kjo sipas Gjiknurit do të pengonte, përfitimin e partive nga partitë e tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:39
Gjiknuri: Edhe PD po kërkon ndryshim të sistemit zgjedhor, e mirëpresim

'Propozimet për të ndryshuar sistemin zgjedhor ia kemi lënë në dorë partive opozitare' kështu është shprehur bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në studion e emisionit '5 pyetje nga Babaramo'.

Gjiknuri ka thënë se ka indicie që PD po kërkon që të ndryshojë sistemin dhe mazhoranca sipas tij është e gatshme të dëgjojë të gjitha propozimet dhe në fund do të zgjidhet sistemi më i pranueshëm.

"Sistemi aktual nuk është i keq. Kemi bërë një marrëveshje të sistemit. Por ndryshimin ja kemi lënë partive opozitare që të vijnë të propozojnë. Presim opsionet që do vijnë. Kam dëgjuar që edhe nga PD po kërkon ndryshim të sistemit. Ne nuk jemi iniciator. Por partitë opozitare vijnë me ide edhe ne do të bisedojmë. Jemi të gatshëm të sjellim sistem, por të bindemi pse ka organizim të mirë. Mund të kemi propozim edhe nga ana jonë. Mund të pranojmë por do negociojmë edhe ne. Personalisht mendoj se nëse ka propozim për lista të hapur kemi rastin e heqjes së koalicionit. Pra nëse pranohet sistemi me Lista të hapura, ne do të propozojmë heqjen e Koalizionit. Kjo ka shumë lidhje, që të mos përfitojë një parti nga një parti tjetër. Bujrum i themi drafteve të opozitës. Por nuk kam parë asnjë shkrim. Parimet janë gjë tjetër. T'i sjelli në komisionin e Zgjedhores dhe do t'i shikojmë. Nëse janë të mira do t'i shqyrtojmë. " ka thënë Damian Gjiknuri.

Ora 21:27
Zgjedhorja/ Gjiknuri: 6 muaj para zgjedhjeve qeveria do të jetë memece! Do hiqen duart nga administrimi i procesit

Duke folur rreth ecurisë së Reformës Zgjedhore, bashkëkryetari i kësaj reforme, Damian Gjiknuri ka deklaruar se një nga pikat e tjera të propozuara është 'qeveria memece' ku supozohet që 6 muaj para zgjedhjeve çdo qeveri që do të jetë në pushtet duhet të mos bëjë asnjë deklaratë politike që ndikon në procesin zgjedhor.  

"Duam të shkëpusim shtetin nga pushtetit. 6 muaj para zgjedhjeve shteti nuk bën dot fushatë elektorale. Thjeshtë do të ekzekutojë detyrat shtetërore. Do të jetë memece. Për qëllime elektorale nuk do të mbahen. Këtë do ta caktojë KQZ. Duhet para 48 orëve qëllimin, çdo të behet dhe si do të bëhet. Nuk do të bëhen deklarata fushate. Pra krijon balanca që palët të jenë të barabarta. Kështu depolitizojmë shtetin para zgjedhjeve. Po ashtu shteti heq duart nga zgjedhjet. Administratë të pavarur zgjedhore. Jemi të gatshëm të bëjmë edhe këto kompromise për opozitën" ka deklaruar Gjiknuri

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emini: 05/11/2019 09:00

    Kodo zgjedhore duhet ndryshoje.Listat e hapura prosupozohet qe gotiesi duhet te dije per ke voton.Pra ne nje zone zgjedhore ne baze qarku,me nje kusht vota te numrohet dhe te jete e vlefshme ne range kombetare.dote ishte mire te shkonim te reforma zgjedhore para vitit 2008.me pak ndryshime.depoitizim te KQZ, KAZZ dhe KQ dhe numrim elektronik.Kolicjonet nuk kane pse te hiqen nje formule e tille egziston ne te gjithe vendet Europjane,perfeshi dhe Ameriken ku shume lobe politike mbeshtesin njerin apa tjetrin kandidat per President te SH.B A.

    Përgjigju
  • Limi: 05/11/2019 00:27

    PA ’ kaluar ne DOREN e SPAKUT TI ZGJIKNURI CFARDO TE THUASH JE IPA BESUESHEM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë

PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë