Reforma Zgjedhore, deputetët e grupit Bardhi-Berisha futen me forcë e bllokojnë komisionin, mbledhja shtyhet të premten online

Për të disatën herë, deputetët e Bardhit dhe Berishës pamundësuan mbajtjen fizikisht të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Paralajmërimit të opozitës së do t’i bllokonte sërish punimet, Garda i parapriu duke mos lejuar futjen e deputetëve të Rithemelimit në sallë.

Mes tensionesh, ata çanë bllokadën e gardës duke u zënë karriget deputetëve të mazhorancës, e duke debatuar. Edhe kësaj here në krye të kaosit qëndroi Flamur Noka, Gazment Bardhi, Saimir Korreshi e deputetë të tjerë që nuk janë pjesë e komisionit të Reformës zgjehdore, por mungoi bashkëkryetari demokrat Enkelejd Alibeaj.

Ata ndaluan edhe hyrjen e bashkëkryetarit socialist të Komisionit për reformën e zgjedhores, ndërsa më herët garda u përplas edhe me mediat, të cilat nuk i lejoni të hynin në sallën e mbledhjes.

Në këtë kushte, Gjiknuri tha se do të thërrasë mbledhjen Online, ndërsa akuzoi dy fraksionet e opozitës se nuk janë të interesuar për ta shtyrë reformën përpara.

“S’lanë mundësi për t’u shprehur. Rithemelimi bllokoi hyrjen dhe me këtë kushte po pengojnë komisionin. Ne përsëri do njoftojmë një mbledhje tjetër, por online. Të dyja palët e opozitës që duhet të jenë të parat e interesuara, nuk duan ta çojnë para këtë proces. Mazhoranca komode dhe me këtë kod. Ata i drejtoj të gjithë njësoj, të gjtihë bashkëkryetarë. “- u shpreh Gjiknuri. 

Të gjendur në këto kushte mbledhja u zhvendos online të premten e kësaj jave. Bashkërkyetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj akuzoi Rithemelimin për një skenar në bashkëpunim me qeverinë për të mos lejuar Reformën Zgjedhore. 

Të njëjtin skenar, deputetët e grupit Bardhi-Berisha e përdorën edhe në mbledhjen e kaluar të komisionit në datën 26 janar duke shkaktuar që mbledhja e komisionit ku u miratua kalendari i punimeve të vijonte online.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:42
Rithemelimi bllokoi mbledhjen e komisionit për ‘Zgjedhoren’, Alibeaj: Teatër i shëmtuar në bashkëpunim me qeverinë, nuk e duan reformën

 

Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat pas bllokimit të mbledhjes nga deputetët e Rithemelimit akuzoi këta të fundit se po bëjnë një teatër në bashkëpunim me qeverinë.

Sipas Alibeajt, as Rithemelimi dhe as qeveria nuk do të ketë një Reformë Zgjedhore mbi pikat e kërkuara nga Partia Demokratike.

“U kërkoj ndjesë përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile që me shumë dëshirë erdhën për të marrë pjesë. Dua ta bëj të qartë që në fillim. Ajo që ndodhi sot, nuk është gjë tjetër veçse teatri i radhës nga një palë që nuk e do reformën zgjedhore. Një palë që e ka shndërruar mbledhjen në matje muskujsh.

Pala e mazhorancës ka treguar se është e prirur të shndërrohet në atë teatër të shëmtuar dhe se nuk e do një reformë të tillë. I vendos një perde dhe mur të madh publikut. Nuk ka asnjë lloj dyshimi për askënd. Arsyeja reale pse dy palët nuk e duan është sepse nuk duan propozimet tona që janë në interes të publikut, listat e hapura, votimi dhe numërimi elektronik, vota e diasporës dhe Shqipëria një zonë elektorale. Të dyja palët që zhvillojnë këtë teatër nuk duan ta pranojnë. Qëndrimi i PD që në ditën e parë”—tha Alibeaj.

Ora 13:49
Rithemelimi bllokoi punimet, Komisioni i Reformës Zgjedhore mblidhet të premten online

1707223033_128.jpeg

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të mblidhte online. Burime për Report Tv bëjnë më dije se mbledhja do të zhvillohet të premten.

Komisioni u zhvendos online pasi Rithemelimi bllokoi sërish punimet.

Ora 13:13
Rithemelimi bllokoi Komisionin e Zgjedhores, Gjiknuri: Absurditet përse opozita nuk do që ta çojmë përpara reformën

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat, pasi Rithemelimi pengoi zhvillimin e mbledhjes, tha se mbledhjen do e zhvendosin online. Gjiknuri thotë se është absurditet se përse dy grupet e opozitës nuk dua ta çojnë para këtë Reformë, pasi grupi i Bashës nuk ishte i pranishëm në sallë.

“Siç jeni në dijeni kishim seancë dëgjimore me organizatat joqeveritare kanë dhënë rekomandimet e tyre për përmirësimin e kodit zgjedhor. Skenat i patë, përsëri e bënë të pamundur, mundësinë për tu shprehur organizatat. Përsëri një pjesë e opozitës bllokoi hyrjen, e bëri të pamundur zhvillimin e zgjedhjes. Pamundësia fizike na bën që të njoftojmë një mbledhje tjetër, zgjidhja që bëmë herën e kaluar për ta kaluar online do jetë e duhur. Habitem për një gjë, dy opozitat që duhet të jenë të interesuara nuk po bëjnë asgjë për ta çuar para këtë proces. Absurditet, mazhoranca është komode edhe me këtë kod zgjedhor”, tha Gjiknuri.

Ora 13:01
Damian Gjiknuri përplaset me deputetët e Rithemelimit, i kërkojnë ndryshimin e bashkëkryetarit të komisionit të Reformës Zgjedhore

 

Bashkëkryetari i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri është përplasur me deputetët e Rithemelimit të cilët nuk e kanë lënë të hyjë në sallën ku do të mbahej mbledhja.

Deputeti Noka i ka bllokuar hyrjen Gjiknurit duke i kërkuar që të ndryshohej bashkëkryetari që përfaqëson opozitën në këtë komision.

Pjesë nga përplasja:

Noka: A ke qenë në opozitë ti, a ke pasur bashkëkryetar? Pse nuk na lë edhe neve ta kemi

Gjiknuri: Po, e keni bashkëkryetarin tuaj vetë e keni zgjedhur

Noka: Jo, atë e ka zgjedhur Edi Rama

Gjiknuri:

Ora 12:55
Bllokuan mbledhjen e komisionit të Reformës Zgjedhore, deputetët e Rithemelimit nuk lënë Gjiknurin të hyjë në sallë

 

Deputetët e Rithemelimit të cilët bllokuan mbledhjen e komisionit për Reformën Zgjedhore, nuk kanë lënë bashkëkryetarin Damian Gjiknurin të hyjë në sallë. 

Ora 12:30
Deputetët e grupit Bardhi-Berisha bllokuan sallën e mbledhjes, komisioni i Reformës Zgjedhore kalon ‘online’

 

Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas kaosit dhe bllokimit të deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, mbledhja e komisionit të Reformës Zgjedhore do të zhvillohet online.

Në sallën ku ishte përcaktuar të mbahej mbledhja e komisionit, nuk pati asnjë deputet të PS apo të PD-së së Lulzim Bashës.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/02/2024 01:45

    Mire thoni ju,por presidentin e tredh Rama po morri nje nisme te tille.Presidentet tane jane sic thoshte gjyshi im per Haxhi Lleshin, vlejne vetem per te hapur e mbyllur dyert e per te pritur delegacionet.Ka ardhur koha per zgjedhje te reja,por asnjera pale nuk guxon se e dine ose do te humbin dhe ate qe kane,ose do te fitojne prape ,por do te jete fitore shume e hidhur!

    Përgjigju
  • Daje Sami: 06/02/2024 14:13

    O Bajram Begaj behu burre shperndaje parlamentin shpall zgjedhjet e jashtezakonshme se po beheni gazi i botes nderkombetaret po shohin estrade me ne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja