TIRANE-Opozita shqiptare do të zbresë në terren me kauzën e re, që sipas tyre është ekonomia. Vendimi u mor sot nga Lulzim Basha pas takimit me aleatët në selinë blu që zgjati për më shumë se një orë. Në përfundim të takimit, nga selia blu u shpërnda një njoftim për mediat, ku Lulzim Basha shprehej se aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për mediat. Opozita akuzon qeverinë se ka keqmenaxhuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi dhe se po vjedh dhe grabit shqiptarët me tenderat.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:59
Basha: Aksioni opozitar do të shtrihet me takime në të gjithë Shqipërinë

Opozita bëhet gati për të nisur takimet me shqiptarët në bazë. Selia blu njofton se koalicioni opozitar në takimin e sotëm ka pasur në fokus të mbledhjes vetëm një çështje, situatën ekonomike në vend dhe pamundësinë e qytetarëve. Qëndrimi i të gjithë partive të opozitës, po sipas PD-së ka qenë se pandemia e ekonomisë po e con Shqipërinë drejt kolapsit ekonomik. "Qeveria nuk po i ndihmon shqiptarët dhe po e çon vendin drejt një krize të madhe".

Në fillim të takim, kryetari i PD Lulzim Basha ka informuar aleatët mbi shqetësimet dhe kërkesat e paraqitura gjata takimeve që ka zhvilluar gjatë javës me përfaqësuesit e bizneseve.  “Qeveria i ka braktisur. Nuk i dëgjon, nuk i pret, nuk do t’ia dijë për shqetësimet dhe problemet e tyre. Është detyra jonë jo vetëm të jemi zëri i tyre, por të ridimensionojmë planin tonë për shpëtimin e ekonomisë, për ruajtjen e vendeve të punës, duke marrë parasysh pasojat që ka krijuar kriza. Qytetarët po humbin vendet e punës dhe situata është emergjente. Duhet angazhim i shpejtë dhe intensiv nga të gjithë ne. Kam parë dhe takuar vetë njerëz që nuk kanë marrë asnjë lek ndihmë nga qeveria. Biznese që nuk kanë përfituar asnjë ndihmë dhe po mbyllen" tha Basha, sipas selisë blu.

Më pas është diskutuar në detaje menaxhimi i situatës nga qeveria. Në mbledhje është argumentuar se qeveria e keqmenaxhoi krizën e shkaktuar nga pandemia në dëm të shqiptarëve. "41.5 milionë euro ka dhënë Edi Rama për 3 milion shqiptarë, ku janë qindra të mijra të papunë dhe biznese gati për t'u mbyllur. Ndërkohë që kaq i ka dhënë qeveria oligarkëve të vet për 2 km rrugë tek Unaza e Re. Aksioni opozitar do të shtrihet në takime të përditshme në të gjithë Shqipërinë. Edi Rama nuk mendon për shqiptarët, por për karrigen e tij. Ai i dërrmoi të varfrit dhe shkatërroi shtresën e mesme. Është përgjegjësia jonë të jemi pranë tyre" tha Basha.

Ora 14:55
Legalizimi i kanabisit mjekësor? Kryemadhi ngre alarmin: Shumë shpejt shqiptarët s'do kenë bukë

Për Monika Kryemadhin, shqiptarët shumë shpejt nuk do të kenë bukë për fëmijët. Ajo tha se kryeministri Edi Rama hodhi temën e legalizimit të kanabisit mjekësor për të larguar vëmendjen nga kriza ekonomike. "Si gjithmonë Edi Rama është kryemashtruesi qesharak, vendosi në një pozitë të vështirë ambasadorin e BE-së, e bëri prezente nismën në zyrat e delegacionit sikur e kishte dakordësuar me ata. Po bëhet për të hequr vëmendjen nga varfëria, ligji legalizon grupet kriminale dhe për të shkatërruar ekonominë. Legalizimi i kanabisit është një nga shashkat e radhës të Ramës, nuk do që njerëzit të diskutojnë për ekonominë dhe varfërinë. Shqipëria është një nga vendet më të rrezikuara për sigurinë ushqimore, shumë shpejt shqiptarët nuk do të kenë ushqim për bukën e gojës për fëmijët e tyre" tha ajo.

Ora 14:52
Kryemadhi: Nesër s'do mblidhet Këshillit Politik, po sqaroj ambasadorët se bëjnë gafa

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se nesër nuk do të mblidhet këshilli politik i reformës zgjedhore. Ajo tha se nesër është takimi i radhës për t'u përgatitur për të ecur me punët që janë lënë në harresë dhe mbyllur sa më shpejt. Kryemadhi  sulmoi ambasadorët dhe sqaroi sipas saj se cfarë është Këshilli Politik. "Nesër nuk është këshilli politik, as tryeza, por grupi i punës, këshilli politik përbëhet nga 10 veta, 5 opozita jashtë, 5 parlamenti dhe ky këshill ka një grup prej 4 vetash, të cilët bëjnë përgatitjen e materialeve dhe axhendës. Këshilli politik është i përbërë nga 10 veta. Duhet ta kuptojmë, se duhen sqaruar edhe ambasadorët dhe bëjnë gafa politike dhe mediat. Nesër është takimi i radhës për t'u përgatitur për të ecur me punët që janë lënë në harresë dhe mbyllur sa më shpejt. Reforma zgjedhore, është një nga 15 kushtet, që duhet në mënyrë urgjente të mbarojë, pasi con vendin drejt një zgjidhje, që janë zgjedhjet e reja, që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë" tha ajo.

Ora 14:50
Opozita zbret në terren, Kryemadhi: Do të dalim të takojmë qytetarët

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi sot pas takimit me aleatët dhe Lulzim Bashën se kanë vendosur që të dalin në terren për të takuar qytetarët në cdo qytet. "Jo vetëm anën organizative, për të dalë për të bërë takimet e opozitës në qytetet e tjera, pasi uria për t'u takuar me atë strukturë që i jep zgjidhje këtë situate. Basha ka qenë dje dhe sot në takime, edhe ne, njerëzit presin për të biseduar dhe për të qarë hallet. Pandemia e COVID-it, që instaloi Rama ka shkatërruar ekonominë. Diskutuam përgatitjen e një platforme për zgjidhjen e kësaj situate për t'i dhënë hapësira rifuqizimit të ekonomisë, pasi biznesi është në ditët më të vështira".