Reforma zgjedhore, ekspertët
e ODIHR takojnë sot Topallin
Ekspertët e ardhur nga zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) do të nisin sot punën për dhënien e asistencës teknike Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, gjatë vitit 2012. Gjatë ditës së sotme është parashikuar që grupi i ekspertëve të zhvillojë takim me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, si dhe më pas me anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
TIRANE- Ekspertët e ardhur nga zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) do të nisin sot punën për dhënien e asistencës teknike Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, gjatë vitit 2012.
Gjatë ditës së sotme është parashikuar që grupi I ekspertëve të zhvillojë takim me kryetaren e kuvendit Jozefina Topalli, si dhe më pas me anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore.
Siç njoftoi dje zyra e
OSBE në Tiranë, me ftesë të Kuvendit të Shqipërisë, ODIHR-i do të ofrojë këshillim për ndryshimet e planifikuara në Kodin Zgjedhor, që do të hartohen nga Komisioni i Posaçëm, përpara zgjedhjeve parlamentare që pritet të zhvillohen në pranverën e vitit 2013.
“Kjo është pjesë e përpjekjeve më të gjera të ODIHR-it për të ndihmuar Shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, bazuar në kërkesën e tyre, për të siguruar që zgjedhjet të mbahen në përputhje me angazhimet e tyre ndaj OSBE-së dhe me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike”, deklaroi Beata Martin-Rozumiloëicz, drejtuese e Departamentit të Zgjedhjeve në ODIHR.
“Sipas praktikës së mirë, të pranuar gjerësisht, që ndryshimet në legjislacionin zgjedhor të paraqiten të paktën një vit përpara zgjedhjeve, ODIHR-i është i gatshëm ta ofrojë menjëherë ndihmën e tij”.
Në kuadër të vizitës 3 ditore, 24- 27 janar, grupi i ekspertëve teknikë të zgjedhjeve do të zhvillojnë takime dhe me përfaqësuesit e partive të vogla politike, përfaqësues të shoqërisë civile dhe komunitetit ndërkombëtar.
Mbështetja e ODIHR-it pason raportin e përfundimtar të kësaj Zyre për zgjedhjet vendore të 8 Majit 2011 dhe të opinionit të përbashkët për Kodin Zgjedhor, të publikuar nga ODIHR-i dhe Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, në dhjetor 2011. Ndihma ofrohet përmes një projekti të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, me mbështetje financiare të Mbretërisë së Bashkuar.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56