Një ditë pasi komisioni i reformës miratoi ekspertët që do të punojnë për reformën zgjedhore, këta të fundit kanë nisur tashmë nga puna dhe po hartojnë propozimet që do ti bëjnë komisionit të posaçëm.
Ekspertët si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita bëjnë me dije për Report TV se po punohet mbi rekomandimet e
OSBE/ODIHR të zgjedhjeve të 2013 dhe të 2015, rekomandimet, këto që pritet të përshtaten në kodin e ri elektoral.
Ndërsa PS po punon në mënyrë specifike mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR, për t’i përkthyer më pas në ligj, ekspertët e PD kanë qartësuar edhe propozime konkrete. Burime nga PD zbardhin disa nga propozimet teknike të opozitës e që kanë të bëjnë me financimin publik në masën 100 % të zgjedhjeve, për të shmangur në këtë mënyrë financimet e dyshimta private.
Po ashtu demokratët propozojnë votim dhe numërim elektronik të votave. Ndërkaq burime nga ekspertët e mandatuar nga Komisioni i posaçëm konfirmuan për Report TV se do të zhvillojnë një takim të parë këtë të mërkurë për të përcaktuara modalitetet e para ku do të fokusojnë punën e përbashkët për ndryshimet në kodin zgjedhor. Ndërsa për çështjet teknike propozimet do të vijnë nga ekspertët ligjor dhe për propozimet politike do të përcaktojë komisioni i posaçëm.
Çështjet të cilat janë kthyer në një debat të hershëm politik në lidhje me reformën zgjedhore kanë të bëjnë me sistemin zgjedhor, listat e kandidatëve të hapura apo të mbyllura . Por në këto çështje dy partitë e mëdha duken të unifikuara në qëndrimet e tyre për të mbajtur formulën aktuale të kodit zgjedhore ndërsa partitë e vogla kanë kërkuara listat të hapura për kandidatët dhe ndryshime të sistemit zgjedhor.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
72%
-
Jo
24.6%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15