Braimllari: 9 kushtet e Bundestagut janë rruga që duhet ndjekur

I ftuar në Report TV, shefi i kabinetit të kryetares së LSI, Eriol Braimllari ka folur mbi mbledhjen e kësaj të entjeje të opozitës së bashkuar. Ai tha se opozita kërkon që të zhvillohet një tryezë gjithpërfshirëse me të gjitha grupet e interesit. Për Braimllarin, 9 kushtet e Bundestagut janë rruga që duhet ndjekur. 

"Shqipëria ka kaluar një shok shumë të madh përsa i takon të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur, sepse ne kemi parë një lidhje të krimit me politikën dhe kjo ka çuar në një dorëzim të shtetit te krimi. Ne jemi të interesuar për një reformë zgjedhore që të jetë sa më shumë gjithëpërfshirëse, të jetë sa më reale, t'i shërbejë sa më shumë qytetarëve, duke pasur në fokus dekriminalizimin të gjithë këtë proces që nuk i takon krimit, nuk i takon oligarkëve, nuk i takon njerëzve me influenca të errëta në shoqëri, por i takon qytetarëve që të zgjedhin për përfaqësuesin që ata duan. 
Në këtë aspekt jemi të hapur për një dialog sa më gjithëpërfshirës, prandaj dhe opozita ka propozuar këtë forum që të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe sa më konkret, që në fund të ditës do ti jepte zgjidhje kësaj çështje që ne kemi dhe më pas të punojmë me probleme të tjera që kemi për integrimin europian të vendit. 9 kushtet e Bundestagut janë rruga më e qartë se ku mund të ecim për të përmirësuar vendin tonë, për ta afruar sa më pranë BE-së dhe kjo do të rriste edhe standardin e jetesës në vend"
, tha Braimllari. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike