Reforma Zgjedhore, Gjiknuri:
Me PD s`ka më komunikim

TIRANE- Dështon komisioni i Reformës Zgjedhore. Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga përfundimi i afatit ekstraligjor i vendosur nga komisioneri për Zgjerim Stefan Fule, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk ka ende në dorë një skemë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe për mënyrën se si do të ankimohet procesi, kur do të pretendohet për parregullsi. Partia Socialiste ka shprehur shqetësim për këtë mungesë komunikimi.

Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore ka bërë me dije për gazetën “Shqiptarja.com” se “Partia Demikratike ka ndërprerë komunikimin dhe nuk ka ende një takim për të shprehur kompromis”. Kjo do të thotë, pa u thënë në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga bashkëkryetari Gjiknuri, se Reforma Zgjedhore po përballet me një dështim të plotë, në lidhje me rekomandimet e dhëna nga ODIHR për Kodin Elektoral. Gjetja e një formule për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe ankimi për kutitë e materialeve zgjedhore, kanë qenë propozimet e bëra nga ODIHR për zgjedhje më transparente dhe më të rregullta. Por mesa duket përmbushja e këtyre rekomandimeve nuk do të ndodh brenda afatit të tretë që j’u është përcaktuar anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Berisha në Çikago
Pengesë për t’u ulur në një tryezë për të tentuar bashkëpunimin apo kompromision është bërë edhe vizita e Kryeministrit Sali Berisha në Çikago. Berisha është shoqëruar edhe nga këshilltari i tij, njëkohësisht edhe ekspert i Reformës Zgjedhore për Partinë Demokratike, Oerd Bylykbashi. Ky i fundit ka qenë gjithmon negociator me Partinë Socialsite, ose më sakt me Damian Gjiknurin. Mungesa e tij ka stopuar edhe takimet me socialistët. Vetëm dy ditë nga përfunimi i afatit të bërë nga komuniteti europian, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë “nul” përsa i përket plotësimit të rekomandimeve të OSBE-ODIHR.
Eksperti i PS
Partia Socialiste ka hequr dorë edhe nga verifikimi i kartës së identitetit, e kërkuar me forcë nga PS në zgjedhjet e përgjithshme të 2013. Heqja dorë nga numërimi elektronik por edhe të identifikimit të zgjedhësve tregon se PS i është nënshtruar propozimeve të bëra nga Partia Demokratike. Nenet për përdorimin e teknologjive në ditën e votimit është në prag kompromisi mes përfaqësuese të PD dhe PS në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Eksperti socialist për reformën zgjedhore Bledar Çuçi konfirmon vazhdimin e negociatave dhe shpjegon zgjidhjen që kanë gjetur palët për të kënaqur kështu edhe ODHIR-in. Ndryshe nga kolegu i tij Damian Gjiknuri, Çuçi pohon se takimet kanë qenë të vazhdueshme. “Kontaktet janë të vazhdueshme, kemi një konsensus. Për verifikimin e kartave të identetit vendosëm që të heqim dorë nga transmetimi online i të dhënave në KQZ ditën e votimit, pasi këtu ishte e fokusuar më shumë kritika e ekspertit të ODIHR për këtë cështje. Përdorimi i skanerave optike, sigurisht që ramë dakort që le ta fillojmë me një pilotim, të shohim si do shkojë sistemi dhe më pas ta shtrojmë”, u shpreh Çuçi. Po ndërsa shkohet drejt konsensusit për mënyrën e përdorimin e teknologjive palët vazhdojnë të jenë të ndara në qëndrimet e tyre për dy kapitujt më të rëndësishëm të reformës, formatimi i KQZ dhe hapja e kutive në proces ankimor. PS shprehet e vendosur për të mos lëshuar pe në kërkesat e saj për këto dy cështje që i sheh të lidhura ngushtë me mbarëvajtjen e një procesi të rregullt zgjedhor. “Për cështjet që cënojnë pastaj thelbin dhe që si të thuash ndikojnë në garancitë që duhet të japë i gjithë procesi për palët, atëherë aty nuk tolerohet dhe nuk mund të japim apriori pëer konsensusin tonë”, tregon Çuçi. Palët kanë në dispozicion vetëm 2 ditë kohë për të përmbyllur reformën brenda afatit të caktuar nga ndërkombëtaret e 24 majit, afat që lidhet pikërisht me momentin e nisjes se procedurave të zgjedhjes se presidentit.
(sg.shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët

'Ngrini' dialogun me Serbinë, Hasani: Propozimi i Ramës për Kosovën realist, logjikë e diskutuar me partnerët