Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Hajdari takohen me reporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së: Procesi vijon deri në fund

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Hajdari takohen me reporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së: Procesi vijon deri në fund

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri, së bashku me Rudina Hajdarin kanë zhvilluar një takim me reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko, Joseph O’Reilly dhe zv/shefin e Sekretariatit Bas Klein.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gjiknuri i cili ka thënë se kanë informuar reporterët në lidhje me ecurinë e Reformës Zgjedhore. Ndër të tjera Gjiknuri shprehet se Komisioni Parlamentar për Zgjedhoren është angazhuar plotësisht për ta çuar deri në fund këtë proces.

"Bashkë me kolegen e opozitës Rudina Hajdari zhvilluam një takim me raporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko, Joseph O’Reilly dhe Zv/shefin e Sekretariatit Bas Klein.

 I informuam ata për ecurinë e deritanishme të punës në kuadër të Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Të angazhuar maksimalisht për kryerjen e këtij procesi në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse por pa cënuar standardet dhe rrugën institucionale." shkruan ndër të tjera Gjiknuri.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jorgo: 29/10/2019 06:57

    Duhet pa tjeter me lista te hapura zgjedhje drejtperdrejt nga qytetaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë