Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri letër të dytë opozitës: Propozoj 26 majin për takimin e radhës, por mund të bëhet edhe më herët nëse doni ju

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri letër të dytë opozitës: Propozoj 26 majin për takimin e radhës, por mund të bëhet edhe më herët nëse doni ju

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ka dërguar një letër dy anëtarëve të opozitës jashtë parlamentare në Këshillin Politik, lidhur me Reformën Zgjedhore.

Kjo letër vjen si një njoftim për mbledhjen e radhës, duke qenë se opozita nuk u paraqit në takimin e thirrur në datën 21 apo 22 maj. Takimi i radhës është në propozuar në datën 26 Maj 2020, ora 10:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve. Megjithatë, ai lë mundësinë që takimi të mund të bëhet edhe përpara kësaj date. 

Letra e plotë
"Sikurse jeni në dijeni, mbledhja e njoftuar dhe dakordësuar e datës 18 Maj 2020 nuk u bë e mundur për shkak të mungesës suaj, pa një njoftim zyrtar drejtuar grupit të punës së Këshillit Politik.  Në cilësinë e bashkëkryetarit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe anëtarit të tryezës politike të Grupit Negociator të ngarkuar nga Këshilli Politik, në datën 20 Maj 2020 ju propozova dy data opsionale për zhvillimin e tryezës së rradhës, me të njëjtin rend dite me atë të mbledhjes së datës 18 Maj, në të cilën ju nuk u paraqitët.

Kërkesa ime sa më lart nuk mori një përgjigje nga ju duke pamundësuar zhvillimin e tryezës në datat 21 dhe as 22 Maj.  Gjej rastin të shpreh keqardhje për disa deklarime tuajat publike ku pretendohet se propozimet e depozituara prej jush në tryezën e grupit negociator nuk kanë marrë përgjigje. Ashtu sikurse ju e dini, grupi i përbashkët i ekspertëve ka punuar mbi draftet e paraqitura në tryezë, duke marrë edhe opinionet e nevojshme nga ODIHR, Këshilli i Evropës dhe NDI. 

Sikurse së bashku jua kërkuam në mbledhjen e fundit, ekspertët e përbashkët kanë formuluar amendamente konsensuale për Kodin Zgjedhor duke marrë në konsideratë një pjesë të konsiderueshme të propozimeve tuaja. Amendamentet e hartuara nga grupi i ekspertëve referuar rolit të policisë në zgjedhje, rolit të prokurorisë, sanksionimit të trajtimit nga SPAK të krimeve të korrupsionit zgjedhor,  forcimit të mekanizmave për sinjalizuesit e shkeljeve zgjedhore dhe mbrojtjen e tyre, përcaktimin e periudhave zgjedhore, adresimit të kuotave gjinore, elementët e teknologjisë në monitorimin e qendrave të votimit etj, presin miratimin tonë në nivel të tryezës politike. 

Mbledhja e 18 Majit e cila nuk u bë e mundur të zhvillohej, pritej që të na çonte në dakordësimin në nivel politik të këtyre çështjeve ashtu sikurse do të përqëndroheshim më tej tek puna për gjetjen e konsensusit për çështjet për të cilat ende kemi qëndrime të ndryshme. Duke shfrytëzuar këtu edhe ekspertizën ndërkombëtare të sipërcituar, sikurse e kemi sanksionuar në dokumentin e përbashkët të marrëveshjes politike të 14 Janarit. 

Nisur nga nevoja urgjente e adresimit të këtyre çështjeve dhe fakti se po afron data 31 Maj si koha kur sëbashku ishim angazhuan për përmbylljen e procesit brenda tryezës së negociatave, ju ripropozoj pa humbur kohë: Zhvillimin e tryezës së grupit negociator të Këshillit Politik në datën 26 Maj 2020, ora 10:00 në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Mbledhja mund të zhvillohet edhe në çdo datë tjetër përpara 26 Majit, mjafton që ju ta keni të mundshme pjesëmarrjen. 

Në pritje të konfirmimit tuaj,

DAMIAN GJIKNURI

Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore", shkruhet në letër. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sidrit Golemi: 22/05/2020 13:25

    Keshilli per Reformen Zgjedhore eshte vetem nje forum konsultativ e nuka asnje tager vendimmarrje. ------------------------------------------------------------------------- Komisioni Parlamentar per Reformen Zgjedhore, ku z. Gjiknuri dhe znj. Hajdari jane bashkekryetare eshte organi ligjor, kushtetues dhe insitucional qe duhet te permbushe detyrimet e veta perpara ligjit dhe partnereve te ngushte nderkombetare SHBA dhe BE.-------------------------------------------------------------------------Gjiknuri e ka kot qe i shton teatrit te deshtuar te 17 majit 2020 teatrino te tjera. Aletrantiva eshte biruca me e ftohte e Burgut te Recit. Por te mos harrojne se ka edhe me keq, ai i Guantanamos eshte akoma i hapur edhe per terroristet "e shqerosur" nga sektet e postmedernizmit fetar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë