Deputetja e Opozitës së Re dhe anëtarja e Këshillit Politik Rudina Hajdari në një prononcim për mediat është shprehur me gjuhën e ndërkombëtarëve se topi është në doren e kryeministri Edi Rama tashmë për Reformën Zgjedhore. Ajo ka shtuar se ky është shanci për PS-në që të mbajë premtimin duke ndryshuar sistemin zgjedhor e jo duke shantazhuar deputetë për të votuar Reformën Zgjedhore.
"PS ka premtuar se pas marrëveshjes do të ishte gati të bashkëpunonte për të folur mbi ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kemi ardhur këtu sepse bëmë një kërkesë për sa i përket ndryshimit të sistemit. Ajo marrëveshje ishte për të ndihmuar shokun e zotit Edi Rama, Lulzim Bashën për tu rikthyer në sistem dhe erdhi ne e bëmë detyrën tonë. Ia dhamë këtë mundësi Bashës për të ardhur për tu ribashshkuar dhe për tu rifutur në sistem. Por ne kemi kërkesat tona sepse e kemi thënë se ndryshimi i sistemit është e vetmja rrugë për t'i dhënë shanc shqiptarëve për të votuar jo vetëm për sigla partie por edhe kandidatë të cilët e meritojnë për tu futur në parlament. Pa hapjen e listave nuk kemi asgjë në rregull. Sot kemi ardhur të shikojmë nëse Edi Rama e ka të vërtetë këtë gjë apo jo apo do ta marrë edhe ai topin e do ta fshehë e nuk do ta japi premtimin që ka dhënë. Ne e mbyllëm detyrën tonë e nënshkruam atë marrëveshje, tani topi është në dorën e Edi ramës për të thënë do ta bëjmë ndryshimin e sistemit apo jo. Nuk mund të votojmë një reformë zgjedhor me vota të blera, sepse rikthimi i partive të ngelura jashtë është konfirmim që nuk do të kemi më as kriza dhe as mundësi për të bojkotuar zgjedhjet. Ky është shanci për PS që të mbajë premtimin e të ecim përpara duke ndryshuar sistemin zgjedhor e jo duke marrë deputetë e shantazhuar deputetë për të votuar atë Reformë. Ka thënë sedo e shikojë çështjen e ndryshimit të sistemit pas marrëveshjes", është shprehur Hajdari.
Lajmi kryesor:
2 orë takim s'bindin opozitën e re për 'Zgjedhoren'/ Rama: Bashës i thashë 'bëje si të duash', Murrizit s'i them dot! Të bashkojmë forcat për të gjetur zgjidhje
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3769
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor, 08:38
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18