Reforma zgjedhore, Hajdari: Të gatshëm ta votojmë dhe pa PD dhe LSI (VIDEO)

TIRANË- Një ditë para zhvillimit të tryezës gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore, opozita parlamentare shprehet se është e gatshme të votojë një reformë zgjedhore pa konsensusin e opozitës që ka lënë Kuvendin.

Kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari deklaroi se nëse opozita jo parlamentare vazhdon me bojkot është një zgjedhje e tyre pasi reforma zgjedhore duhet të ecë përpara.

“Ne shtrijmë dorën, patjetër por reforma zgjedhore duhet të ecë përpara. Nëse ata vazhdojnë dhe bojkotojnë çdo  proces konstruktiv për demokracinë është zgjedhja e tyre, ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne do vazhdojmë ta përmbushim këtë kriter edhe për hapjen e negociatave”, tha Hajdari.

Por edhe pse janë të gatshëm ta votojnë këtë reformë edhe pa opozitën jo parlamentare, Hajdari shprehet se PD dhe LSI duhet të bashkohen në këtë tryezë. Sipas Hajdarit, ndryshimi i sistemit aktual elektoral do të jetë në prioritet pasi është vënë dhe në objekt të komisionit të Reformës Zgjedhore.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben tironci: 25/09/2019 00:53

    MIRE E KE TI PA PD PA LSI PO 70/100 te popullsise qe perfaqson KJO PERQINDJE KUSH DOTI PERFAQESOJE TI QE NUK KE ELEKTORAT APO MURRIZI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?