Reforma Zgjedhore, Komisioni i posaçëm seancë dëgjimore me organizatat e diasporës

Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore po zhvillon sot një seancë dëgjimore me organizatat e diasporës që kanë fushë të përgjegjësisë së tyre çështjet zgjedhore.

Bashkëkryetari i Komisionit, Damian Gjiknuri u shpreh se “nga statistika e fundit kam një të dhënë që është diku tek 18-19 mijë shtetas shqiptarë, të cilët janë regjistruar në Regjistrin e Gjendjes Civile nëpërmjet sistemit e-Albania”.

Gjiknuri ka kërkuar angazhimin e organizatave. 

“Së fundi, sipas jush, çfarë boshllëku do donit ju të plotësojmë si parlament përmes Kodit Zgjedhor, përveç ndonjë afati, çfarë do kërkonit nga Kuvendi, pasi procesi i zbatimit të votës së diasporës është një proces teknik dhe Kuvendi nuk mund të përcaktojë çdo lloj detaji, por mund të vendosë parime që do t’ia delegojë administratës zgjedhore për ta bërë të mundur”, tha Gjiknuri.

Ndërsa bashkëkryetari i opozitës, Enkelejd Alibeaj kërkoi nga përfaqësuesit e organizatave që çdo dokument të shkruar t’ia vendosin Komisionit.

“Jam dakord me faktin që duhet të fokusohemi në çështje që targetojnë votën e shqiptarëve të diasporës”, tha ai.

Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Alibeaj tha se, është 'detyrim i Kuvendit për ta plotësuar këtë boshllëk ligjor, përndryshe vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë nuk mund të realizohet”.

Përfaqësuesja e Këshillit Koordinues të Diasporës Shqiptare, Anila Hyka Smorgrav u shpreh në fjalën e saj se, “ka një boshllëk ligjor midis Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor siç ishte përcaktuar në ligj dhe në bazë të shpjegimit që dha KQZ është mungesa e një afati kohor që është i është dhënë KQZ-së, pra KQZ nuk kishte mundësinë që brenda 6 muajve të realizonte votën e diasporës”.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë