Reforma Zgjedhore, Kristaq Kume në Report Tv: Partitë të bien dakord, votimi elektronik, i mundur

TIRANË-Dorëzimi i draftit për Reformën Zgjedhore nga socialistët dhe “zvarritja” e kësaj reforme, ka qenë tema e diskutimit në studion e lajmeve në Report Tv.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ka thënë se mazhoranca duhet të jetë në dakordësi me opozitën, pasi sipas tij, ky është premtimi që i kanë dhënë edhe ndërkombëtarëve.

Kume ka folur për teorinë se fletët e votimit vonojnë procesin.

Përfaqësuesit të jenë zgjedhës të thjeshtë. Nuk e shoh vështirësinë në administrimin e fletëve të votimit, pasi ka vetëm 2 njerëz që merren me këtë proces. Është e drejta që të shikohen sërish fletët e votimit. Fakti që kanë qenë 4 ose 2, s’është faktor që të zgjatet procesi i numërimit të votave.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume

Kume është ndalur edhe tek çështja e reklamave në mediat private, ku kërkohet përgjysmimi i vlerës së reklamës që këto parti shfaqin gjatë fushatës elektorale.

Për mua s’është problem që vlen të diskutohet. Në fund të fundit, është një marrëdhënie mes privatit dhe publikut. Do thoja se subjektet private, që marrin përsipër këto subjekte, duhet të tregohen më dashamirëse, pra duhet të bëhet me dashamirësi. Vështirë të pranoja të tilla vlera, rëndësi ka cilësia e asaj që forcat politike realizojnë me mediet. E kuptoj se ky veprim është në vazhdimësi  të asaj që ndodhi vitin e shkuar, që mediat të transmetonin falas, gjë që s’shkon as ligjërisht.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume

Lidhur me portalin e hapur për zgjedhje, Kume ka thënë se kjo nuk është risi, pasi është prezantuar që vitin e shkuar.

Nuk është risi, sepse vitin e shkuar e kemi patur këtë portal. Këto janë përpjekje të vlerësuara dhe pranuara, për të krijuar mundësi për transparencë. Është një përpjekje e mirë që duhet bërë. Çdo investim që bëhet dhe nga ana ligjore, nis ka si synim transparencën për këtë proces është e mirëpritur.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume

Kume ka thënë se ndalimi i reklamave të institucioneve shtetërore, 3 muaj para zgjedhjeve është një vendim që duhet përshëndetur.

Reklamat politike, është e mirëpritur ndalimi i tyre 3 muaj para zgjedhjeve. Qytetari duhet të votojë, jo prej propagandës. Dhënia e mundësisë për reflektim për qytetarin, lidhur me atë çfarë voton, pra t’a lemë qytetarin të qetë të votojë.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume

Kume është ndalur tek Reforma Zgjedhore, që është një prioritet i vendosur nga BE. Kume ka thënë se palët, mazhoranca dhe opozita duhet të ulen për të arritur një marrëveshje.

Ajo që tani është propozuar prej tyre, është në funksion të asaj që është prodhuar nga rezultatet e mëparshme të zgjedhjeve. Duke patur këtë si objektiv, duhet plotësuar rekomandimi i dhënë nga ndërkombëtar. Por ky komision, s’ka vetëm një palë, por dy, mazhorancën dhe opozitën. U është komunikuar, që këtë detyrë duhet t’a realizojnë sëbashku. Mazhoranca e ka bërë me dije, që në këtë platformë të përfshihen çështje për të cilat kanë rënë dakord që të bëhen. Ata kanë rënë dakord, që këto 5 çështje të ndryshme të ishin pjesë e punës së atij komisioni. Sjellja politike e mazhorancës dhe opozitës, për mua e papranueshme. Të gjejnë rrugën, siç kanë bërë deri më sot. Reforma zgjedhore është diçka potencialisht e realizueshme.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume

Kume ka folur për numërimin dhe votimin elektronik, ku ka theksuar se është rënë dakord për të arritur në përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, por ende nuk dihen më të dhëna, nëse në zgjedhjet lokale të 2019, do arrihet që votimi elektronik.

Kujtoj se janë bërë 3 workshop-e për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Është diskutuar, dhe është rënë dakord se do të trajtohet mundësia e përdorimit të teknologjisë në administrimin e zgjedhjeve, për të kaluar në këto zgjedhje.

Votimi elektronik, dhe për pasojë edhe numërimi, nuk mund të themi se s’ka nevojë të ndërhyjmë në kodin zgjedhor, dhe në numërimin përmes skanimit të votave. Duke qenë se është e njëjta gjë, duhet të rishitet në kodin zgjedhor. Kjo duhet të reflektohet. Prisja që PS, në atë variant të dorëzuar të kishte pasqyruar edhe atë çfarë duhet të bëhej.

Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'