Reforma zgjedhore, Kukan:
Koha fluturon, zgjedhjet afrohen
Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian bën thirrje për realizimin sa më parë të reformës zgjedhore. hirrja ime ndaj tij do të jetë se ne po presim më shumë raportime. Koha po fluturon, zgjedhjet po afrohen. Në lidhje me reformën zgjedhore e cila po vazhdon prej një kohe kaq të gjatë, .
BRUKSEL- Shefi i qeverisë, Sali Berisha, dhe Zëvendës- Kryeministri Edmond Haxhinasto do të jenë në Bruksel të enjten. Ndërsa kryetari i PD do të marrë pjesë si vëzhgues në takimin e zakonshëm të Partive Popullore Europiane që i paraprin samitit europian të krerëve të shteteve dhe qeverive europiane, Ministri i Jashtëm pritet të takohet me Komisionerin për zgjerim Stefan Fule dhe kreun e Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan.
I pyetur nga TCH, Kukan shpjegon se ku do të fokusohet biseda e tij me ministrin për Shqipërinë. “Thirrja ime ndaj tij do të jetë se ne po presim më shumë raportime. Koha po fluturon, zgjedhjet po afrohen. Në lidhje me reformën zgjedhore e cila po vazhdon prej një kohe kaq të gjatë, rekomandimet e ODIHR duhet të përfshihen në legjislacion dhe ligjet duhet të jenë rezultat i dialogut të partive politike. Vetëm atëherë do t jetë e besueshme se mund të presim zgjedhje të mira në Shqipëri. Por reforma zgjedhore nuk është kushti i vetëm. Ju e dini që janë hetimet e ngjarjeve të 21 janarit, votimi i ligjeve me shumicë të cilësuar në parlament, të gjitha këto pra”, tha Kukan.
I pyetur për akuzat e ndërsjellta mes palëve për bllokimin e reformës zgjedhore, Kukan përsëriti mesazhin e tij për klasën politike.
“Dialogu përbëhet nga dy partnerë. Nëse ata akuzojnë njëri tjetrin, unë nuk dua të mbroj ndonjërën palë, por ne po përsërisim kaq e kaq herë se të dy palët duhet të bien dakort. Ky është mesazhi politik që unë do ta përsëris gjithnjë dhe nuk do të mbaj asnjë anë. Nëse ka shkelje serioze atëherë ndryshon puna, por ashtu siç janë gjërat në këtë moment, unë do të thoja se ata duhet të mësojnë të jetojnë në paqe, normalisht, duke dialoguar, jo duke hedhur akuza, duke ndryshuar kulturën politike”, shtoi Kukan.
Ecuria e vendit në 12 prioritetet kyce dhe dialogu konstruktiv politik pritet të përbëjnë temën kryesore të bisedës edhe me Komisionerin Fule, me të cilin Ministri do të drekojë rreth orës 13, jashtë ambjenteve të Komisionit.
Një ditë më parë, Komisioneri për zgjerim përsëriti se si statusi kandidat, edhe celja e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në BE, varen nga zbatimi i këtyre kritereve.
(sg/Arta Tozaj, Topchannel/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
22.9%
-
Njësoj
13.9%
-
Më keq
63.2%
Vota total: 3385
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Boksierja italiane bie në gjunjë dhe qan pasi e rrahu një 'mashkull biologjik': Nuk kam ndjerë kurrë një grusht aq të fortë (VIDEO)
1 Gusht, 15:39
-
Protesta e banorëve në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, policia procedon 5 persona
1 Gusht, 15:38
-
Skandali me mikrokreditë! BSH reagon pas letrës së Begajt: S'kemi lejuar paligjshmëri! Kemi përmirësuar kuadrin rregullativ mbikëqyrës për blerjen e kredive me probleme
1 Gusht, 15:36
-
Paris 2024/ Turku 51-vjeçar trazon rrjetet sociale, i befason të gjithë me paraqitjen e pazakontë dhe fiton medaljen e argjendtë
1 Gusht, 15:24
-
Sezoni turistik! Italia ul çmimet për shkak të konkurrencës nga Shqipëria, “Corriere Della Sera”: Një shezlong kushton 10 euro në ditë
1 Gusht, 15:23
-
SPAK zbulon aktivitetin e organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja në Elbasan: Kryen 6 vrasje e vjedhjen e 10 mln eurove në Rinas! Sekuestrohen 1 mln euro cash
1 Gusht, 15:17
-
Bloomberg: Rusia liron gazetarin amerikan Evan Gershkovich
1 Gusht, 15:07
-
Itali/ Traktori përmbyset dhe e zë poshtë, humb jetën fermeri shqiptar
1 Gusht, 15:06
-
AKU tërheq nga tregu djath mozzarella me datë të skaduar dhe vezë të lëngshme me salmonelë
1 Gusht, 15:00
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht, 14:45
-
Goditet rrjeti i trafikut të drogës nga Ekuadori në Europë! ‘Koka’ e organizatës Dritan Gjika
1 Gusht, 14:43
-
Kineastë nga mbarë bota mbërrijnë në Prizren për “Doku-Fest”, 103 filma garojnë në 8 programe
1 Gusht, 14:41