Ekspertët e OSBE/ODIHR 'vulosin' draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore, do qëndrojnë në Tiranë deri në 15 mars

Ekspertët e OSBE/ODIHR 'vulosin' draftin përfundimtar të Reformës Zgjedhore, do qëndrojnë në Tiranë deri në 15 mars

Këshilli politik për Reformën Zgjedhore

TIRANË- Ekspertët e OSBE-ODIHR do të mbikëqyrin ecurinë e Reformës Zgjedhore deri në ditën e fundit, më 15 mars, datë e cila përkon me afatin e fundit me miratimin e kësaj reforme në parlament.

Dy ekspertët mbërritën ditën e sotme në Tiranë ku kanë zhvilluar një mbledhje për rreth 60 minuta me 4 përfaqësuesit të Këshillit politik të kësaj Reforme, dy bashkëkryetarët, Rudina Hajdari me Damian Gjiknurin, dhe Oerd Bylykbashin e PD-së dhe Petrit Vasilin e LSI-së. Përveç datës së qëndrimit të ekspertëve, burime nga mbledhja bënë me dije se ditën e nesërme do të zhvillohet një tjetër mbledhje, ku do të diskutohen propozimet e PD-së.

Prania e tyre erdhi si kërkesë e dy bashkëkryetarëve, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.

Ato do të shërbejnë si "ndërmjetësuese" mes palëve në pikat që nuk gjejnë dakordësi si dhe do të jenë monitorues nëse dokumenti përfundimtar do të ketë reflektuar rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Sa i përket ekspertëve për kë Reformëm deri më tani ka bërë publike emrat e ekspertëve opozita jashtëparlamentare. Të përzgjedhurit janë Arjan Madhi-PR; Shkëlqim Sulo- PDIU; Muharrem Caka-LSI dhe Ivi Kaso-PD. Ndërkohë Ilir Rusmajli dhe Viktor Gumi janë dy emrat e tjerë të ekspertëve nga Komisioni i Reformës zgjedhore, që kanë qenë dhe do të vijojnë. Sa i përket emrave të mazhorancës, nuk dihen ende.

Ky është një tjetër hap pozitiv i hedhur për ecurinë e 'Zgjedhore' një nga çështjet më të nxehta të javëve të fundit, që ka si datë përfundimtare 15 marsin. Kjo datë është parë si ambicioze si datë, por jo e paarritshme, teksa në marrëveshjen e arritur me palëve politike të 14 janarit, opozita jashtë parlamentare ka marrë garancinë se në parlament do të votohet ai draft që përpiluar nga Këshilli Politik, ku ka dhe përfaqësues.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:25
Mbledhja për 'Zgjedhoren'/ Hajdari: Diskutime me dy ekspertë me shumë eksperiencë nga OSBE! Gjiknuri: Nesër diskutohen propozimet e PD-së

Mbledhja e ekspertëve të OSBE/ ODIHR së bashku me ekspertët e tryezës së Reformës Zgjedhore ka përfunduar, ku burime për Report Tv bëjnë me dije se ekspertët do të qëndrojnë në Shqipëri deri në 15 mars, që përkon me afatin e fundit për miratimin e kësaj Reforme. Ndërkohë, po të njëjtat burime bëjnë me dije se do të zhvillohet ditën e nesërme një tjetër mbledhje ku do të sillen propozimet e PD-së.

Në përfundim të takimit, Hajdari, Gjiknuri dhe Bylukbashi dhanë një prononcim për mediat. 

"Ishin dy ekspertë që kanë ardhur nga ODIHR, me shumë eksperiencë mbi proceset zgjedhore. Sot ishte një prezantim i tyre, nesër do të takohen të gjitha ekspertë do të merret parasysh të gjitha draftet që kemi hedhur në tryezë si në Komisionin e Reformës Zgjedhore, por edhe draftet e mëparshme", tha Hajdari.

"Deri në mars do të jenë aty për të lehtësuar dialogun mes palëve. Nesër kemi një mbledhje tjetër  ku do të diskutojmë besojmë propozimet e PD-së", tha nga ana tjetër Gjiknuri. 

"Diskutuam modalitete e bashkëpunimit. Objektivi ynë është që të  arrijmë konsensus mbi standardet e BE-së, për të garantuar që zgjedhjet e tjera të jenë të kundërta me atë që panë në 30 qershor", Bylykbashi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren