Mblidhen ekspertët për 'Zgjedhoren'/ Bylykbashi: Krimet Zgjedhore t'i hetojë SPAK! Gjiknuri: PD, propozime politike! Hajdari: Duhet t'i kishte sjellë më herët

TIRANË- Partia Demokratike ka ardhur me propozime konkrete në tryezën e 'Zgjedhores' të zhvilluar ditën e sotme mes përfaqësuesve politik, ekspertët e OSBE/ ODIRH dhe ekspertët e Reformës. Në përfundim të kësaj mbledhjeje, palët dolën optimistë për ecurinë e kësaj reforme, ndonëse nuk u ra dakord për asnjë pikë konkrete. Duke u ndalur te propozimet e demokratëve, Hajdari i konsideroi të vonuara duke u bashkuar në një pikë me përfaqësuesin e mazhorancës, Damian Gjiknuri, që disa prej tyre kishin natyrë politike.

Rishikimi i ndarjes territoriale apo qeveria teknike, kërkesa këto të artikuluara nga opozita sot, por edhe më herët, Gjiknuri tha se nuk janë dhe nuk do të bëhen pjesë e tryezës për Reformën Zgjedhore dhe këtë mazhoranca ua ka bërë të qartë. "Nëse nuk janë arritur me luftë në rrugë, nuk mund t'i marrësh në tavolinën e negociatave", tha Gjiknuri.

Bylykbashi, në daljen për mediat, në përfundim të mbledhjes tha se janë tre paketa në lidhje me atë që opozita mendon se është instrumenti që do të ndajë politikën nga krimi, ku më kryesorja është që krimet zgjedhore të hetohen nga SPAK. Damian Gjiknuri, si bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore theksoi komisioni do të rishikojë propozimet e sotme të sjella nga PD, ndonëse për Hajdarin janë të vonuara dhe mund të sjellin tejkalim të  afatit që është 15 marsi, për këtë vuri theksin se është e nevojshme një punë shumë intesive nga të gjitha palët. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:56
Hajdari: Propozimet PD-ja duhet t'i kishte sjellë më parë...një pjesë me natyrë politike

Deputetja e opozitës së parlamentare, Rudina Hajdari tha se në tryezën e Reformës Zgjedhore, eksperti i tyre do të përqendrohet në ndryshimin e sistemit zgjedhor. Duke u ndalur te propozimet e sjella nga PD-ja, Hajdari tha se një pjesë e tyre kishte natyrë politike, për të cilat sqaroi se do të gjendet një e mesme në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR. Në mbledhje nuk u ra dakord për asgjë konkrete.

"Në përgjithësi ramë dakord dhe treguam vullnetin për punët e javës në vijim. Ishim me ekspertë nga të gjitha fushat. Eksperti jonë, do merret me ndryshimin e sistemit. Kishte edhe propozime të tjera që erdhën nga PD-ja, por vijnë të një natyre politike. Perfeksioni nuk arrihet, por do gjendet konsensusi, që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR. Pika të rëndësishme që të jenë në plan afatgjatë. Nuk u ra dakord për asgjë, por pati një vullnet të mirë për t'i akorduar ekspertët me njëra-tjetrin dhe si dhe funksionojnë në ditët ne vijim. Propozimet do ishte mirë t'i kishim marrë më herët, që takimet të jenë sa më produktive. Që t'i njohim paraprakisht dhe më pas t'i diskutojmë.  Metodologjia e tanishme nuk është shumë e qartë, duke qenë se duhet t'i plotësojmë afatet, duhet të punojmë shumë intensivisht. Mendoj se do ketë vullnet dhe kërkohet një punë shumë intesive", tha Hajdari.  

Ora 12:42
'Zgjedhorja'/ Gjiknuri: Jeni në frymën e bashkëpunimit! S'merren parasysh kërkesat politike të PD-së

Në përfundim të mbledhjes së tryezës me ekspertët për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesi politik i PS-së, Damian Gjiknuri tha se palët janë në frymën e bashkëpunimit. Duke u ndalur tek propozimet e PD-së, Gjiknuri tha se do të diskutohet në tryezë të gjithë pikat një e nga një, por jo për kërkesa politike, si qeveri teknike.

"Patëm disa propozime nga PD, edhe për kuotat gjinore dhe disa problematikave që duan të përfshihen në legjislacion, rolin e Policisë, është një dokument pune. Jemi në frymën për të gjetur bashkëpunimin, dhe jo të kërkojmë çdo lloj kërkese të natyrës politike që nuk përbën sens.  Këto janë gjëra që duhet t'i shikojmë. Korrupsioni zgjedhor është një vepër penale, do e rishikojmë", tha Gjiknuri.

Ora 12:40
'Zgjedhorja'/ Bylykbashi zbulon propozimet e PD: Krimet Zgjedhore t'i hetojë SPAK

Përfaqësuesi politik i PD-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka zbardhur prezantimet e opozitës sa i përket kësaj reforme.

"Ky është takimi i dytë që patëm si grup i katër përfaqësuesve politikë bashkë me ekspertët e ODIHR-it. Opozita sot bëri disa propozime. Janë tre paketa në lidhje me atë që ne mendojmë se është instrumenti që do të ndajë politikën nga krimi, do të godasin krimin zgjedhor, do të rrisin efikasitetin e krimit zgjedhor.

Është roli i Policisë së Shtetit në një kuadër masash që garantojnë fushën e barabartë të lojës. Futja e një numri instrumentesh që kanë të bëjnë me të drejtën dhe mbrojtjen e subjekteve që do të denoncojnë krimet zgjedhore, rol të shtuar për Policinë Gjyqësore dhe elementë të tjerë që garantojnë sekretin dhe lirinë e zgjedhësve në procesin e votimit.

Po ashtu, kemi bërë propozime në lidhje me rolin që do të ketë Prokuroria, qoftë ajo e zakonshme, qoftë ajo e Posaçme në goditjen e krimit zgjedhor, në mënyrë të veçantë Prokuroria e Posaçme për korrupsionin zgjedhor, qoftë atë aktiv, qoftë atë pasiv dhe futja e këtij të fundit në kompetencat e SPAK-ut, sepse në të shkuarën është lënë jashtë duke dëmtuar një qëllim që ka jo vetëm Kushtetuta por edhe reforma zgjedhore e mëhershme, që krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi.

Pra, është një paketë e cila trajton disa çështje nga axhenda e miratuar nga Komisionit dhe bashkë me ekspertizën e ekspertëve të ODIHR-it besojmë se do të ecim me shpejtësi për t’u dhënë drejtim çështjeve që janë me ndikim shumë negativ mbi procesin zgjedhor", tha Bylykbashi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 12/02/2020 14:03

    po ,spaku ti hetoje po te villoje qe nga 90 e deri tani mose kujtoni se jeni te paster te gjithe plera jeni pere vece popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës