Reforma zgjedhore, Mediu:Urgjente
Rama synon paratë e krimin elektoral

Reforma zgjedhore, Mediu:Urgjente<br />Rama synon paratë e krimin elektoral
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu e konsxideron reformën zgjedhore si një domosdoshmëri për vendin, ndërkohë që ka akuzuar kryeministrin e vendit Edi Rama se synon paratë dhe krimin elektoral duke mos i dhënë rëndësinë e duhur kësaj reforme.

Gjatë një takimi që ai ka pasur me bazën e kësaj partie në Tiranë, Mediu ka shtuar se nuk ka zgjedhje të ndershme në vend me qeverinë e drejtuar nga Edfi Rama.
 
Kjo është qeverisja më e keqe që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, me një sens tërësish autoritar dhe lidhje të ngushta kriminale. Qëllimi i vetëm i Edi Ramës janë paratë dhe krimi elektoral. Kjo gjë u pa edhe në zgjedhjet e kaluara lokale, si edhe në zgjedhjet e Dibrës. A mund të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme me këtë qeveri? Ne kemi  kërkuar që të ketë ndryshime në sistemin zgjedhor. Duket që Partia Socialiste nuk do që të bëjë Reformë Zgjedhore dhe kjo tregion edhe një herë qartësisht se është e prirur drejt manipulimit zgjedhor. Asnjë reformë në Shqipëri nuk është më e rëndësisshme se Reforma Zgjedhore. Asnjë moment duhet të na pengojë ne, që të vendosim afate, kemi mundësi apo jo. Shqipëria nuk mund të kryejë zgjedhje me kosto në dëm të votës së qytetarëve, në dëm të lirisë së qytetarëve” përfundoi fjalën e tij kryetari i PR-së Mediu.
 
 
Në fokus të takimit ishin problematikat që janë hasur gjatë zgjedhjeve të shkuara, përgatitja dhe angazhimi për t’u përballur me manipulimin e zgjedhjeve, shit-blerjen e votës dhe kriminalizimin e procesit zgjedhor, tendecë e qartë e qeverisë Rama, si dhe nevojat për të pasur një kod të ri zgjedhor, nëpërmjet Reformës shumë të kërkuar Zgjedhore.
 
Debati politik tashmë duhet të jetë pjesë e punës së përditshme së strukturave të Partisë Republikane në terren, për të përçuar mesazhin tonë, por edhe për të evidentuar autoritetet dhe personalitetet politike që na përfaqësojnë më së miri mes votuesve” u shpreh kryetari Mediu
 
Mediu theksoi se Qeveria Rama po tenton që të blejë votat e shqiptarëve, nëpërmjet kanabizimit masiv të Shqipërisë, trafiqeve dhe grupeve kriminale dhe këtë e ka bërë tashmë, sic ishte rasti i zgjedhjeve të fundit në Dibër.
 
Kriminalizimi i shoqërisë shqiptare, kriminalizmi i institucioneve shqitare, po afron çdo ditë e më shumë Shqipërinë me kartelet e drogës së Kolumbisë dhe Meksikës.
 
“Në kuvend kemi një bandë qeveritare dhe nëpër Shqipëri kemi bandat që kanë marrë pushtetin” u shpreh Mediu.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave

Kumbullat e thata, vetitë e forta për rigjenerimin e kockave