Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se votimi i emigrantëve është një kusht i panegociueshëm i opozitës sa i takon ndryshimeve të Reformës Zgjedhore. Në një konferencë për mediat, Meta tha se Reforma Zgjedhore do duhet t’i japë zgjidhje të gjithë atyre problematikave që janë evidentuar nga raportet e OSBE/ODHIR për dy zgjedhjet e fundit, ato parlamentare të vitit 2021, si edhe të 14 majit.
“Votimi i emigrantëve është një domosdoshmëri që s’duhet shtyrë më, së dyti kemi bërë të qartë se reforma zgjedhore duhet të adresojë dhe t’i japë zgjidhje dhe një ndëshkim për ato fenomene të vërejtura nga ODHIR, si për zgjedhjet parlamentare të 2021 dhe ato të 14 majit. Në këtë drejtim qëndrimet e opozitës janë të qarta dhe të panegociueshme”, tha Meta.
Sa i takon procesit të rienergjizimit që ka nisur PS, për Metën është thjesht një fasadë. Sipas tij, qëllimi i PS është grabitja e zgjedhjeve.
“Shfaqjet me anëtarësime të reja janë tregues paniku të lidershipit të PS, për manifestimin e 20 shkurtit dhe për një proces bashkimi të opozitës dhe absolutisht që është e qartë që janë fasada. Qëllimi i PS është grabitja e zgjedhjeve, është thjesht një fushatë mashtruese kur dihet pakënaqësia popullore ndaj kësaj qeverie”, tha Meta.
Ndërkohë, kreu i PL shprehet se kanë nisur riorganizimin e partisë në bazë me synim forcimin e saj.
“Sa i takon PL, kemi nisur riorganizimin në gjithë vendin, proces që forcon PL. Sa i takon raportit të PL me opozitën ka qenë një raport stoik madje me kosto të mëdha për PL apo ish-LSI”, vijoi Meta.
Meta foli është për situatën ekonomike në vend, duke thënë se vitin që lamë pas 12 mijë biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre. Meta tha se kjo tregon situatën e rëndë ekonomike dhe se si qeveria ka goditur bizneset me taksa të larta arbitrare.
“Do doja sot të ndaja sot një shqetësim shumë konkret dhe njëkohësisht tepër problematik pasi viti që lamë pas, u mbyll me një bilanc tepër të rëndë për biznesin, kur mbi 12 mijë biznese kanë vendosur të mbyllin aktivitetin e tyre. Shqipëria numëron rreth 120 mijë biznese aktive në total, cka do të thotë se vetëm gjatë vitit që lamë pas, 10% e totalit të bizneseve në vend kanë vendosur të pezullojnë aktivitetin. Mbyllja e mbi 12 mijë bizneseve në mbarë vendin, është dëshmia më e qartë e situatës tepër të rëndë ekonomike ku ndodhemi.
Të goditura nga taksat e larta arbitrare dhe të pa paralajmëruara të Qeverisë dhe nga tarifat e papërballueshme të pushtetit lokal, nga gjobat arbitrare, nga korrupsioni dhe informaliteti që ka kapur qiellin, bizneset po falimentojnë dhe po ulin masivisht qepenat duke goditur në mënyrë të drejtëpërdrejtë ekonomitë familjare dhe lënë pa të ardhura dhjetëra mijëra qytetarë të tjerë”, tha Meta.
pije me ne fun se te kem rigja shendeti i flamurit s i thone do shaka kalldauku i albonistanit
PërgjigjuTe rrime shtember,por te flasim drejt.Ne kete rast ka te drejte,vota e diaspores duhet ligjeruar patjeter,por jo per cfare e genjen mendja Liken,se emigrantet do te djegin Ramen e te vendosin Liken.Ne fakt per emigrantet,Berisha,Meta dhe Rama e kane mbyllur ciklin politik,duhen figura te reja,por vota e migranteve eshte nje e drejte qe duhet sanksionuar ne kushtetute me amendament.Po keshtu duhet vendosur votimi elektronik ne qytetet kryesore.Sa per mbylljen e bizneseve nga taksat e larta,se pari ky eshte kapitalizem dhe keto jane rregullat e lojes ne te,dikush fiton,tjetri falimenton.Se dyti,po rrogat e deputeteve,politikaneve si Likja me shoke dhe administrata nga do nxirren? Nga ai punetori qe s'mbyll dot muajin,nga ai pensionisti qe pensioni nuk i mjafton as per te ngrene,jo me per ilace,nga fshatari qe shet dy tufa me qepe ne rruge,apo nga ai nepunesi i thjeshte qe shkon e vjen cdo dite ne pune i ngjeshur ne autobuz ose maje bicikletes e jo maje Mercedesit e BMW me AC,apo nga /eksportet e shitjet e prodhimeve/ te fabrikave dhe uzinave qe nuk prodhojne me prej 33 vitesh ?-Jo! Sigurisht qe nga bizneset do te dale.Me ato taksa rritet rroga e Likes dhe eshte ne gjendje te paguaje per vilat e Lalzit,operacionet estetike per vete e Monen dhe per shkollimin e strehimin e femijeve jashte.Keshtu Like mendo per vete kur flet per taksat e te tjereve.
PërgjigjuDoli ky ,skuthi, po' i ha barku per votat tona. Shko more se ju thafte dora kush te jep vote ty
Përgjigjuty nje dhe berishen dy populli nuke do tju shoe me sy yyy ajdute e vrases
Përgjigjumanifestimi i 20 shkurtit te nxori non grata z president
PërgjigjuE drejt te votojne emigrantet... ,por emigrantet deshiren me te madhe e kane te shikojne ty mbrapa hekurave dhe kur te vij koha e burgut mos te hiqesh si i semur nga zemra..
PërgjigjuAgush harrove qe zgjedhjet e kaluara LSI_ja dhe PD_ja ishit kundra votes se emigranteve dhe depolitizimit te komisioneve zgjedhore. Jeni pak si vone per kete. Ti me Salihin i keni bere gj ndjet civile lesh arapi siç bete dhe ekonomine duke shkaterruar te gjitha ndermarjet shteterore rentabel dhe i keni kethyer ne sheshe me pallate……
PërgjigjuO Like Toci. Kape shtrengoje fort se per pune tjeter sje. Po jep mend ti per voten e emigrateve. Apo po i mban isson ati kllufit qe flet nga zvicra e mezi pret nje vend deputetlliku.Ju te gjithe pa perjashtim vari ....
Përgjigju