Reforma zgjedhore, miratohet
paketa për financimin e partive
Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore miratoi sot me unanimitet paketën e amendamenteve për kapacitetet e financimit të fushatës elektorale. Amendamentet u propozuan nga ekspertët në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
TIRANE- Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore miratoi sot me unanimitet paketën e amendamenteve për kapacitetet e financimit të fushatës elektorale, të subjekteve politik.
"Këto amendamente kishin të bënin me kapacitetet e financimit të fushatës elektorale, të subjekteve politike. Amendamentet konsistojnë në reformimin e parimeve dhe kritereve të financimit të fushatës elektorale si dhe të burimeve publike dhe private të saj.Komisioni miratoi amendamentet e propozuara me unanimitet. "- thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit.
Ndryshimet përcaktojnë se financimi do të bazohet jo më sipas mandateve në Kuvend, por sipas numrit të përgjithshëm të votave që subjektet politike do të marrin në rang kombëtar në zgjedhjet e radhës.
Zyra e shtypit e Kuvendit njofton se Komisioni i Reformës Zgjedhore shqyrtoi sot amendamentet e propozuara nga ekspertët në zbatim të rekomandimeve të
OSBE/ODIHR dhe mbledhja u ndoq nga vetë z. Jessie Pilgrim dhe z. Richard Lappin.
Grupi i ekspertëve ndodhen në Tiranë që prej datës 24 janar për të afruar asistencë teknike në kuadër të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor. Axhendën e tyre të takimeve e nisën me kryeparlamentaren Topalli, e cila garantoi se 53 rekomandimet e raporteve paszgjedhore të kësaj strukture do të jenë baza e kodit. Topalli ka vlerësuar dhe zgjedhjet e 8 majit. Ndërkohë që dje ekspertët e ODIHR zhvilluan një tryezë me krerët e partive të vogla joparlamentare, të cilët i kërkuan këtij institucioni të ngrejë zërin në komsionin e reformës zgjedhore dhe të mos lejojë përjashtimin e tyre si në zgjedhjet e 2009. Kjo është dita e fundit e qëndrimit në Tiranë të ekspertëve të OSBE/ODIHR
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3111
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56