Tirane- Nesër pasdite është thirrur mbledhja e komisionit parlamentar për çështje ligjore, ku do të testohet vullneti i dy partive të mëdha për mënyrën dhe formën sesi do të implementohet votimi nga jashtë.
Në limitet e sesionit parlamentar, demokratë dhe socialistë janë gati të mundësojnë votimin e shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhjet e 2025.
Në mbledhje, pritet që të shqyrtohen edhe propozime të partive parlamentare dhe jo parlamentare për kodin elektoral. Draftet që do marrin miratimin e Komisionit të Ligjeve pritet t’i kalojnë seancës plenare për votim.
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
- Ora:16:00
1. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, i ndryshuar. (22.699 zgjedhës Kristaq Kume 07.11.2022)
2. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar. (Deputet Fatmir Mediu 8.11.2022)
3. Projektligj "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 019, datë 29. 12.2018 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar", (Deputet Enkelejd Alibeaj 15.11.2023)
4. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2018 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” (Grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike 11.12.2023)
5. Projektligj” Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Deputet Agron Duka 24.4.2024)
6. Vendimi Nr. 62, dt. 20.06.2024 Për Regjistrimin e Nismës Ligjvënëse te zgjedhësve "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10019, dt. 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë". (Adriatik Lapaj 01.07.2024)
7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 10019, datë 29.12.2018 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar” (Grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste 8.7.2024)
8. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë“, i ndryshuar. (Deputet Oerd Bylykbashi 18.07.2024)
E mer Lul si mesove.te ben dhe bashkepunetor te drejtesise si Nure Dumani.dhe ky epitet eshte fiks per kallepin tend.suksese ne detyren e re
Përgjigju