Pak orë pas ftesës publike që Ilir Meta u drejtoi partive parlamentare për të diskutuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kanë nisur lëvizjet e para edhe nga opozita.
Burime pranë selisë blu bëjnë të ditur se bashkëkryetari i komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka zhvilluar një takim pak minuta më parë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta në ambientet e Hotel Rogner.
Në fokus të takimit mësohet se është pikërisht informimi për axhendën e tryezës së partive të thirrur nga Meta.
Takimi vjen në prag të nisjes së një mbledhje urgjente të Lulzim Bashës me aleatët e djathtë në selinë e PD.
Opozita ka insistuar për votim elektronik, kërkesë e cila është hedhur poshtë nga shumica për mungesë të afateve kohore për futjen e teknologjisë në zgjedhje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com