Borchardt shprehet se duam që reforma të realizohet sa më mirë dhe se OSBE është në pritje të draft propozimeve që do të vijnë nga partitë politike në mënyrë që të asistojë.
“Fusha është shumë e hapur dhe ne kemi shumë sugjerime. Nuk mund ti them konkretisht për cfarë bëhet fjalë, por e rëndësishme është që ka propozime.
Ne do të ndihmojmë me ekspertizën tonë për të përmirësuar cdo gjë. Kjo reformë është në një proces të vazhdueshëm dhe ne duam që të realizohet në mënyrën më të mirë.
OSBE është në pritje të draft propozimit që do të vijë nga forcat politike në mënyrë që ne të asistojmë” deklaroi ambasadori gjerman i OSBE.
Komisioni i Reformës Zgjedhore vazhdon punën për ndryshimet në Kod, ndërsa pikat më të debatuara janë ndryshimi i sistemit zgjedhor, votimi dhe numërimi elektronik dhe votimi i emigrantëve.
Ambasadori i OSBE, Borchardt ka komentuar edhe Reformën në Drejtësi duke u shprehur se duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe se sfidë është zbatimi pas miratimit.
‘Reforma në Drejtësi mund të bëhet çdo ditë në Gjykatat Shqiptare. Që Reforma të jetë efikase, duhet të jetë gjithëpërfshirëse.
Ligjet po reformohen por i rëndësishëm zbatimi i tyre. Duhet të rritet besimi i qytetarëve te institucionet e drejtësisë” deklaroi ai nga Korça.
dy.b/shqiptarja.com