Reforma Zgjedhore, Paskal Milo:
Rama ra në grackën e Berishës
Paska Milo dhe Petro Koçi, dy nga aleatët e majtë të PS-së kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me shmangien që i bëri komisioni i Reformës Zgjedhore korrektimit të sistemit zgjedhor. Në përfundim të reformës, e cila rezultoi në interes të PD dhe PS, aleatët do të shqyrtojnë pozicionin e tyre me PS-në
Kreu i PSD, Paskal Milo, aleat i Partisë Socialiste kritikoi ashpër liderin e PS-së, Edi Rama. Përjashtimi i kërkesës së partive të vogla nga Reforma Zgjedhore, duket se tek të vegjlit ka sjellë një shije të keqe. Milo gjatë një interviste për gazetën "Shqiptarja.com" ka bërë përgjegjës Edi Ramën, i cili në marrëveshje me kryeministrin Berisha kanë shmangur korrektimin e sistemit zgjedhor. Duke ju referuar edhe fjalës së mbajtur dje nga Berisha gjatë një komunikimi me gazetarët, Milo tha se kryeministri zbardhi të vërtetën e marrëveshjes, ndërsa, sipas tij, i ka ngelur Partisë Socialiste që të pohojë atë që tha Berisha, ose ta kundërshtojë. Milo në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pohoi se mund të shihet se udhës heqja dorë nga alenaca me PS, ndërsa ditë më parë ka hedhur në tregun politik, idenë për një lindje të polit të majtë, brenda të majtës.
Zoti Milo u përmbyll Reforma Zgjedhore, e cila u quajt sukses nga të dyja palët. Sigurisht që ju u përjashtuat nga reforma, në lidhje me kërkesën që bëtë për korrektimin e sistemit zgjedhor, edhe pse u firmos edhe nga kryeministri Berisha. Kush është komenti juaj lidhur me këtë kod të ri Elektoral?Jemi para një komedie tjetër elektorale të vënë në skenë nga aktorët politikë të Partisë Demokratike dhe të Partisë Socialiste që nuk ndryshon nga ato të mëparshmet. Është e habitshme, por edhe e turpshme që në sintoni të plotë të kryeministrit Berisha është edhe kryesocialisti Edi Rama, që duket se janë armiq. Po flasin për një reformë që garantojnë zgjedhjet e ardhshme që shqiptarët duhet ta duartrokasin. Po këtë mendim po artikulon edhe faktori ndërkombëtar në Bruksel po ashtu edhe
OSBE/ODIHR. Jemi mësuar me këto shfaqje dhe nuk çuditem nga Berisha. I lumtë, është i zoti që ja hedh Partisë Socialiste, por çuditem nga mefshtësia dhe ngushtësia që karakterizon lidershipin e Partisë Socialiste që pranon të bjerë në grackën e Berishës ose është bashkëfajtor me të në këtë punë. Këto janë të pafalshme.
Kryeministri Berisha në një takim me gazetarët tha se "kemi rënë dakord me Partinë Socialiste për reformën". Mos është kjo një zbardhje e të vërtetës se Rama dhe Berisha kanë rënë dakord për të mos hyrë në pikën për të ndryshuar sistemin?Kryeministri Berisha qartësoi dyshimet tona të kahershme që Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë qenë vazhdimisht kundër korrektimit të sistemit zgjedhor, duke vazhduar edhe një herë që të kënaqin idetë dhe interesat e tyre. Berisha u tregua i sinqertë në atë që tha. I takon Ramës ose të thotë edhe ai këtë të vërtetë, ose ta përgënjeshtrojë.
Zoti Milo, kur përfundoi Reforma Zgjedhore u hodh ideja e një mandatimi tjetër të një komsioni që do të merrej pikërisht me këtë. Jeni optimist se mund të ndodhë, apo do të jetë një tymnajë në fushën politike?E kemi të ditur që është një mashtrim i radhës sepse nuk mund të ngrihet një komision parlamentar për një çështje të tillë. Nëse do të kishin vullnet dy forcat politike do ta kishin zgjidhur edhe këtë çështje. Nuk do të kërkonte shumë kohë, ndoshta vetëm pak orë për ta hedhur në letër. Alibia e Partisë Socialiste u demonstrua nga kryeministri Berisha që e pranon dhe e thotë hapur ndonjëherë të vërtetën. Tani i ngelet Partisë Socialiste dopio gjashta në dorë, të shohim atë se çfarë do të bëjë.
Me këtë që ndodhi, do ta shqyrtoni pozicionin tuaj përkrah Partisë Socialiste?Çfarë t'i bëj Partisë Socialiste? Ajo në vend që të hiqte vetullat nxorri sytë. Ndoshta ajo nuk kërkon të vijë në pushtet, i pëlqen më shumë të rrijë në opozitë. Do ta shohim në kohë se çfarë do të bëjë.
(fc/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
80%
-
Jo
16.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 589
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15