Reforma Zgjedhore/ Patozi: Komiteti Politik, ping-pong i shëmtuar PS-PD! Kanë dakordësi të mos ndryshojnë sistemin e kalbur elektoral

Reforma Zgjedhore/ Patozi: Komiteti Politik, ping-pong i shëmtuar PS-PD! Kanë dakordësi të mos ndryshojnë sistemin e kalbur elektoral

Astrit Patoz i Bindjes Demokratike ka akuzuar PD dhe PS se po zhvillojnë 'teatrin e radhës' për reformën zgjedhore, ku sipas tij 'nuk kanë në plan të ndryshojnë asgjë thelbësore për mënyrën se si zgjedhin dhe zgjidhen shqiptarët".

Përmes një statusi në facebook, Patozi shprehet se politika jonë më lehtë shpik vaksinën e COVID-19, se sa të ndryshojnë 'kënetën, që  ushqen prej vitesh me një pushtet të pamerituar dhe të korruptuar'.

Këshilli Politik , për Patozin ka zero pritshmëri dhe është një pingpong i shëmtuar që luhet mes PS dhe PS, të cilët kanë rënë dakord paraprakisht të mos ndryshojnë asgjë dhe të ruajnë statusquo-n dhe sistemi i kalbur elektoral do të vijojë të prodhojë pushtet të deformuar politik.

Postimi i plotë i Astrit Patozit

E KANË MË LEHTË TË SHPIKIN VAKSINËN PËR COVID 19

Ia vlen më shumë debati për godinën e teatrit, sado i vjetër dhe i lodhur të jetë bërë, se sa ky teatri i shpifur për debatin e reformës zgjedhore.

Te paktën, për të parin e dimë që palët ndërluftuese nuk janë në një mendje, pavarësisht motiveve dhe maskave që përdorin për të fshehur qëllimet e vërteta politike dhe financiare.

Ndërsa për reformën elektorale nuk ka asnjë kuptim të bëjnë sikur zihen, ndërkohë që ka një dakordësi të plotë dhe të qartë për të mos ndryshuar asgjë thelbësore për mënyrën se si zgjedhin dhe zgjidhen shqiptarët.

Nuk ka asnjë rëndësi, nëse dështon fare apo arrihet ndonjë kompromis i minutës së fundit për ngjyrën e kutive te votimit, sepse rezultati i të ashtuquajturës reformë zgjedhore do të jetë i njëjtë. Statukuoja do të ruhet dhe sistemi i kalbur elektoral do të vijojë të prodhojë pushtet dhe përfaqësim të deformuar politik.

Këto ditë thjesht përgatituni për të dëgjuar betime më të rënda për kokën e Budestagut, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhime solemne kuqezi në emër të kushtetutës dhe të popullit shqiptar.

Është e vetmja garë e lirë dhe pa kosto, që nuk prodhon asnjëherë fitues dhe humbës prej dekadash në Shqipëri, ndaj edhe askush nuk e merr seriozisht, si ata që aktrojnë, ashtu edhe të tjerët që e ndjekin.

Ndaj edhe zero pritshmëri apo vëmendje për pingpongun e shëmtuar PS-PD në Komitetin Politik dhe më gjerë.

Ata e kanë më të lehtë të shpikin vaksinën për COVID 19-tën, se sa të ndryshojnë kënetën, që i ushqen prej vitesh me një pushtet të pamerituar dhe të korruptuar, i cili buron nga pamundësia e qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur të lirë ata që duan.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ASTRIT PALLOSHI: 12/05/2020 10:29

    O Astrit Palloshi tani ke filluar ti kakarit po deri dje ku ishe ti kur kryekrimineli qeni bastard bajga salhe vriste vidhte me të dy duart pse nuk u ngrite e të kundërshtoje me forc atë politik të qenit bastard sërb salheut. Po tani ti kakarit se ke ngel pa llokëm e je i uritur e çirresh tani si zor bythe. Tani s'ka vler o Astrit Palloshi kodoshi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja