Reforma Zgjedhore, PD: Numërim
elektronik, PS: Të votojnë emigrantët

Reforma Zgjedhore, PD: Numërim<br />elektronik, PS: Të votojnë emigrantët
Komisioni për Reformën Zgjedhore i drejtuar nga Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi ka nisur punën për ndryshimet që pritet të miratohen në Kodin Zgjedhor në mënyrë që të jenë gati për zgjedhjet parlamentare të 2017.
 
Taulant Balla ka deklaruar se kuadri ligjor duhet të jetë gati 6 muaj para zgjedhjeve, ndërsa shtoi se çështjet që ka adresuar PD janë më shumë politike sesa teknike.
 
Balla ka kërkuar që në zgjedhjet e ardhshme në 2017 të marrin pjesë edhe emigrantët.
 
"Maksimalisht plani i punës duhet që të miratohet brenda 5 ditëve me qëllim të bëjnë punën e tyre ekspertët mbi rekomandimet e OSBE -ODHIR.
 
Kuadri zgjedhor duhet të jetë gati 6 muaj para zgjedhjeve. Brenda 20 dhjetorit duhet t'i kalojmë gjithë amendamentet.
 
Ju keni paraqitur një set çështjesh për t'u adresuar, janë më shumë politike sesa teknike. 

Konsiderojmë të rëndësishme përfshirjen e emigrantëve shqiptar në zgjedhje
"tha deputeti socialist.
 
Por Bylykbashi u kundërpërgjigj duke thënë se brenda vitit të bëjmë ndërhyrjet që duhen në Kod, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm mund të diskutohen çështje që nuk janë pengesë për procesin.
 
Por sipas tij, ajo që kërkon zgjidhje ligjore sa më shpejt është votimi elektronik dhe identifikimi elektronik i zgjedhësve.
 
 "Nuk ka dispozitë ligjore që ndryshimet duhet të bëhen jo më vonë se 6 muaj nga dita e zgjedhjeve.
 
Megjithatë është praktikë e mirë. Kjo na bën që brenda vitit të kemi bërë të gjitha ato ndërhyrje që na duhen për Kodin.
 
Të ecim edhe përtej fundit të vitit për çështje që nuk janë pengesë për procesin zgjedhor.
 
Tani kërkon zgjidhje ligjore sa më shpejt votimi elektronik dhe identifikimi elektronik i zgjedhësve.  
 
Duhet të shohim kornizën ligjore për votimin elektronik dhe identifikimin biometrik dhe ta kalojmë sa më parë në Kuvend
" tha deputeti i PD.
 
Komisioni ka miratuar  planin e punës të propozuar më 17 maj, ndërsa në fillim të javës së ardhshme pritet që të miratohet edhe kalendari i punës. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?