Reforma zgjedhore, PD: Po
bllokohet, Platforma jonë zgjidhja

Reforma zgjedhore, PD: Po<br />bllokohet, Platforma jonë zgjidhja
TIRANE-Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se qeveria po bllokon reformën zgjedhore. Përmes Oerd Bylykbashit, PD theksoi sot se platforma e tyre është depozituar që me 17 maj dhe është i vetmi draft sipas tyre që i jep zgjidhje problemit të zgjedhjeve.

Partia Demokratike ka prezantuar që më 17 maj të këtij viti një platformë të plotë për Reformën Zgjedhore. Eshtë një platformë e cila trajton në mënyrë shteruese të gjitha shqetësimet e rënda konstatuar OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias në zgjedhjet e fundit dhe që janë të domosdoshme për tu trajtuar në mënyrë që zgjedhjet e 2017 të jenë të lira dhe të ndershme".

Duke theksuar se ky draft është një platformë që ka marrë vlerësimin më të mirë dhe më të madh nga partnerët ndërkombëtarë, Bylykbashi shtoi se, "po bëhen 7 muaj gjatë të cilave maxhoranca, Edi Rama, kjo qeveri ka sabotuar në mënyrë të qëllimshme procesin e reformës zgjedhore vetëm e vetëm që të vijmë në këtë pikë ku janë dekretuar zgjedhjet, ka filluar procesi i hartimit të listave, procese të tjera zgjedhore dhe asgjë, si asnjëherë më pare, në qeverisjen e Edi Ramës nuk është bërë për reformën zgjedhore edhe pse zgjedhjet janë tek porta". 

PD akuzon se nuk janë marrë parasysh disa kërkesa thelbësore të tyre nga ana e të majtëve në qeverisje, ndaj kjo po çon qëllimisht drejt bllokimit të reformës zgjedhore.
Platforma e Partisë Demokratike ka kërkuar në mënyrë shumë të qartë të kriminalizohet shitblerja e votës, të merren të gjitha masat që kjo të bëhet e pamundur dhe një nga këto masa do të ishte votimi elektronik dhe identifikimi biometrik i zgjedhësve. Pikërisht për të bllokuar këtë, e bllokoi procesin e reformës zgjedhore. Kemi kërkuar financim 100 % nga burime shtetërore të partive politike dhe fushatës zgjedhore për të hequr korrupsionin zgjedhor që vjen nga paraja e krimit dhe korrupsionit qeveritar. Kemi kërkuar një numër masash të tjera që garantojnë barazinë në media dhe zhdukin problemet që OSBE-ODIHR-I ka konstatuar”. 

Sipas Bylykbashit, nëse platforma e PD nuk merret parasysh, atëherë nuk ka garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.
Nëse platforma e paraqitur nga Partia Demokratike nuk merret në shqyrtim urgjentisht pa vonesa të mëtejshme nuk ka asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 Qershor të vitit të vjen. Prandaj ne do të insistojmë që kjo platformë të shqyrtohet dhe të trajtohet sa më parë. Të gjitha pretendimet apo propozimet që bëjnë partitë e maxhorancës nuk kanë asnjë lloj synimi për të trajtuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it”.

Më tej Bylykbashi tha se Rama nuk ka marrë parasysh as këshillat e ndërkombëtarëve mbi dekriminalizimin.
Edi Ramës ia kanë thënë në Berlin, Kancelarja Merkel, ia kanë thënë në Bruksel dhe do vazhdojnë tia thonë edhe këto ditë, dhe ia ka thënë edhe Uashingtoni zyrtar që duhet zbatimi i ligjit të dekriminalizimit i cili po bën një vit që është miratuar, dhe ndërkohë kemi Rroshin në detyrë  dhe Balilin e emëruar nga kjo qeveri, ende duke mos iu dorëzuar drejtësisë por mbrohet nga Edi Rama. Këto janë prova që ligji i dekriminalizimit është bllokuar nga Edi Rama. Po kështu, këto qendra të vendimarrjes botërore i kanë kërkuar Edi Ramës që të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk i shpëton dot këtyre kërkesave dhe për rrjedhojë sa më shumë e zgjat, zgjat edhe agoninë e tij. Shqiptarët patjetër duhet të kenë zgjedhje të lira e të ndershme”.​  

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)