Reforma zgjedhore, PD propozim
me 12 pika për zgjedhje të lira

Demokratët kanë propozuar një platformë të plotë për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme politike sipas standardeve, e cila ka në themele rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjete 2013 dhe të 2015.

Në 12 propozimet që kanë bërë demokratët për ndërhyrje në Kodin Zgjedhore kërkohet dekriminalizimi i procesit zgjedhor duke zbatuar në mënyrë të plotë ligjin e dekriminalizimiti i cili siguron që asnjë kandidat me rekorde kriminale të mos marrë një post të zgjedhur, si dhe të mos jenë pjesë e procesit zgjedhor dhe fushatës së partive dhe kandidatëve.

Po ashtu opozita prej kohësh ka kërkuar votim dhe numërim elektronik e këtë e ka përkthyer në propozim në platformën e saj duke kërkuar përdorimi i teknologjive në votim, me qëllim identifikimin e sigurtë të votuesve në qendrën e votimit, verifikimin dhe parandalimin e votimit të shumfishtë, shmangien e kontrollit të votes në mënyrë politike, modernizimin dhe përshpejtimin e procesit të votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit.

Për sa i përket financimit të partive dhe fushatës opozita propozon që korniza ligjore për financimin e partive dhe fushatës zgjedhore të rishikohet për të siguruar barazi si dhe mekanizma efikasë kontrolli të burimeve të financimit dhe shpenzimeve, me qëllim garantimin e financimit të ligjshëm.

Për këtë arsye PD propozon që financimi i partive politike dhe ai për zgjedhjet të jetë 100% nga buxheti i shtetit. Po ashtu në platformën e PD propozihet që në Kodin Zgjedhor kriteret ndaluese për përdorimin e burimeve njerëzore dhe aseteve shtetërore në fushatën zgjedhore në favor të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve. Sa I përket medias kërkohet që të shmanget çdo formë censure nga shteti apo media te veçanta.

Demokratët propozojnë rishikim të ligjit për listat e zgjedhësve dhe sistemin e adresave në mënyrë që të garantohet integriteti i dokumentave të identitetit. Për votën e emigrantëve, demokratët thonë se ndryshimet ligjore për regjistrimin e emigrantëve përbëjnë rrezik pasi regjistrimi në regjistrin e emigrantëve sjell heqjen automatike të tyre nga QV në territorin e shqiptar. Po ashtu opozita prorpozon rishpërndarjen e mandateve të deputetëve, në bazë të ndryshimeve të popullsisë në Gjendjen Civile.

Për opozitën eedhe roli i policisë në procesin zgjedhor duhet të fokusohet për të garantuar që persona me rekorde kriminale të mos jenë të pranishëm pranë Qendrave të Votimit apo të dëmtojnë fushatën e subjekteve zgjedhore. Në këtë linjë opozita propozon forcim të politikës penale në lidhje me krimet zgjedhore. Sa i përket sistemit zgjedhor opozita propozon që që sistemi të garantojë përfaqësim politik, dhe të sigurojë efikasitet në qeverisje.

Për referendumet opozita propozon rishikim të kornizës ligjore. Platforma e propozimeve të pd pritete të jetë pjesë e diskutimiut politik në fillim të sesionit të ri parlamentar, në kuadër të përgatitjes së zgjehdjeve politike të vitit 2017. Pak ditë më parë kreu i PD tha se zgjedhjet e lira mund të zhvillohen vetëm me një qeveri teknike ndërsa këtë të shtunë paralajmëroi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira me Edi Ramën Kryeministër.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë